16 July 2023, 09:26
Nga DOSJA
ITALI - I larguar nga posti i drejtorit sportiv të Milan qershorin e kaluar, Paolo Maldini tani e gjen veten pa një funksion real. Por ofertat nuk duhet të zgjasin shumë për të mbërritur në tavolinën e ish-mbrojtësit.
Sipas informacioneve nga “Corriere dello Sport”, Paris Saint Germain mund ta zgjedhë Maldinin për të udhëhequr ciklin e ri në rast të largimit të Luis Campos në muajt e ardhshëm. Klubi parizian mund të ofrojë atë që kapiteni historik i kuqezinjve ka kërkuar prej disa kohësh: një rol plotësisht operacional, i cili përfshin menaxhimin e merkatos, zgjedhjen e lojtarëve dhe mbikëqyrjen teknike.
Megjithatë, Paolo Maldini përmendet edhe në një dosje tjetër të lidhur me kombëtaren e Italisë. Presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina shënoi emrin e tij së bashku me ato të Gianluigi Buffon, Gabriele Oriali dhe Giorgio Chiellini për ristrukturimin e stafit rreth Roberto Mancinit.
Roli do të ishte mbi të gjitha simbolik, një lloj lidhjeje karizmatike mes dhomave të zhveshjes dhe federatës italiane me punë të theksuar edhe me të rinjtë italian. Asnjë vendim nuk është marrë nga Paolo Maldini por nuk ka dyshim se do të gjejë një punë të re së shpejti.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 July 2023, 09:00
ANGLI - Khvicha Kvaratskhelia ka qenë një nga surprizat më të mëdha të sezonit për kampionët e Italisë. M...
Sport
16 July 2023, 08:47
ANGLI - Një nga emrat që po tingëllon sërish me këmbëngulje si përforcim për Barcelonën është B...
Sport
16 July 2023, 08:30
GREQI - Arsene Wenger nuk e ka mbyllur me sa duket, si me botën e futbollit ashtu edhe me atë të “donjuanit”.
Ish-trajneri le...
Sport
16 July 2023, 08:00
ANGLI - Këngëtarja shqiptare Rita Ora aktualisht po qëndron në Angli dhe teksa po shëtiste në rrugët e qytetit është...
Sport
15 July 2023, 23:01
POLONI - Ernest Muçi shton një tjetër trofe në vitrinën e tij. Pas kampionatit dhe Kupës së Polonisë, tashmë su...
Sport
15 July 2023, 22:51
ITALI - Nedim Bajrami po kalon një moment të mirë me sa duket jo vetëm me kombëtaren por edhe me klubin e tij. Në miqësoren...
Sport
15 July 2023, 22:42
ANGLI - Në pritje të zhvillimeve të reja për të ardhmen, Romelu Lukaku rikthehet te Chelsea . Pas natës së zja...
Sport
15 July 2023, 22:31
SHBA - Dita ‘D’ po vjen... Qyteti i Miamit është paralizuar para ardhjes së Leo Messit në MLS. Yll...
Sport
15 July 2023, 18:40
ANGLI - Fabinho është shumë afër nënshkrimit me Al-Ittihad dhe nuk do të jetë në kampin stërvitor me Liverpool...
Sport
15 July 2023, 18:08
SHBA - Megjithatë përpara se të kalonte tek zyrat e klubit, ku do të firmoset dhe organizohet ceremonia, ylli argjentinas është ...