24 November 2023, 21:15
Nga DOSJA
BRAZIL - Racizmi në Brazil është një krim që dënohet me pesë vjet burg.
Kështu, Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) njoftoi këtë të premte se do të paraqesë një ankesë kundër autorëve të mesazheve raciste në internet, që synojnë presidentin e saj dhe lojtarët e Seleçao pas humbjes kundër Argjentinës të martën (1-0).
Në një njoftim për shtyp, CBF njofton se “do të marrë masa ligjore kundër atyre që janë përfshirë në këto sulme kundër lojtarëve, mbështetësve dhe presidentit Ednaldo Rodrigues".
Në shënjestër të veçantë, sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, denoncoi sulmet raciste ndaj tij në rrjetet sociale. Në këtë proces, ai mori mbështetjen e yjeve të tjerë brazilianë, si Neymar dhe Vinicius.
Sipas AFP, sulmet e denoncuara nga CBF i krahasojnë brazilianët me majmunët dhe synojnë drejtpërdrejt Ednaldo Rodrigues, presidentin e parë me ngjyrë të Federatës së futbollit të kombit pesë herë kampion bote. "Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme sa herë që sulmet e këtij lloji përsëriten, nuk do të ketë armëpushim,"- këmbënguli CBF.
Përplasjet para ndeshjes…
Ndeshja mes Brazilit dhe kampionëve në fuqi të botës, u shoqërua me përplasje në stadiumin “Maracana”. Këta të fundit e shtynë ndeshjen me gjysmë ore. Policia ndërhyri me forcë për të shuar këtë përleshje mes mbështetësve të dy vendeve, të cilët u gjendën në të njëjtën tribunë për mungesë parkimi të dedikuar për vizitorët. Pas këtyre ngjarjeve, raportohet se është hapur një procedurë disiplinore ndaj federatave braziliane dhe argjentinase.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 November 2023, 21:04
TIRANE - Stadiumi “Air Albania” i Tiranës do të presë një tjetër ndeshje ndërkombëtare. UEFA ka vendosur sot t&...
Sport
24 November 2023, 20:56
SHKODER - Në kuadër të javës së 13-të të Kampionatit të 85-të të Abissnet Superiores, në “Loro Bo...
Sport
24 November 2023, 20:16
KORÇE - Skënderbeu, në javën e 13-të rikthehet te fitorja në Superiore pas pesë ndeshjesh, teksa ka mposhtur 3-1 Teutë...
Sport
24 November 2023, 15:34
ARGJENTINE - Pavarësisht incidenteve, vonesës në start të ndeshjes dhe shumë konflikteve në tribunat e “Maranacas”,&...
Sport
24 November 2023, 15:18
ANGLI - Pak ditë më parë ai festoi si një fëmijë i vogël fitoren e Spirit Dancer, një prej kuajve që zotë...
Sport
24 November 2023, 15:05
ANGLI - Në mesditë të së shtunës, tifozët e futbollit në mbarë botën do t'i kenë sytë në “Et...
Sport
24 November 2023, 14:46
ARGJENTINE - Trazira në Argjentinë me aventurat e David Nalbandian. Ish-tenisti 41-vjeçar, i cili arriti në vendin e tretë n&e...
Sport
24 November 2023, 14:06
BRAZIL - Mund të kenë kaluar tashmë më tepër se dy ditë, por ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës në “Marac...
Sport
24 November 2023, 13:50
ANGLI - Një grua është grabitur në fund të muajit tetor në Richmond në Londrën Perëndimore dhe tani policia ë...
Sport
24 November 2023, 13:34
HOLANDE - Në një epokë ku diskutimi rreth futbollit bazohet gjithmonë në të dhëna ekonomike, Twente konfirmoi, s...