29 June 2024, 08:00
Nga DOSJA
TIRANE - Armando Broja ishte i ftuar të premten në mbrëmje në TV Klan për të rrëfyer emocionet e Kampionatin Europian me fanelën kuqezi të Shqipërisë. Sulmuesi i talentuar rrëfeu pengun e ndeshjes me Italinë, por edhe asaj me Kroacinë, teksa pranoi se do të donte më shumë minuta në “Euro 2024”.
“Gjithmonë respektoj çfarë thotë trajneri dhe jap maksimumin në ndeshje. Shënuam shpejt ndaj Italisë dhe më pas u çuditëm, u mbrojtëm shumë. Nuk bëmë atë që kishim planifikuar, nuk folëm as në fushë. Tifozët, stadiumi ishte plot dhe nuk flisnim dot. Nuk kishim shumë stabilitet, ndoshta ishin emocionet e ndeshjes së parë. Nëse e kthejmë atë ndeshje do kishte tjetër histori.
Isha i mërzitur që nuk isha në formacion me Kroacinë, por kur je i mërzitur duhet të motivohesh, të bëhesh me nerva që t’i tregosh trajnerit që do të luash. Me Kroacinë ishim shumë mirë, kur e pashë ndeshjen më mbrapa, besoj se kishim shumë mundësi për të fituar. Kishim shanse dhe raste për të shënuar më shumë se dy gola. Edhe ata nuk janë të lehtë, kanë luajtur finale Botërori, por 2-2 ishte bukur edhe pse donim më shumë. Me tre pikë ndaj kroatëve, do të kishte qenë ndryshe kundër Spanjës, pasi mund të dilnim nga grupi me barazim.
Kemi pasur më shumë mundësi. Kur jam në vështiresi flas me mamin dhe babin. I kam pas gjithmonë afër, edhe në momentet më të vështira dhe ato të lumtura. Kur isha i vogel kam pasur besim se do luaja në Europian. Edhe babi u mërzit që nuk luajta aq shumë”,- u shpreh sulmuesi Armando Broja.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 June 2024, 07:31
N.F
Euro 2024
TIRANË- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mbylli Kampionatin e dytë Europian në historinë e saj. Pavarësisht se nuk ...
Sport
29 June 2024, 07:30
GJERMANI - Italia e trajnerit Spalletti ndodhet në Berlin, jo për finalen, por për 1/16 e Euro 2024. Kundërshtari...
Sport
28 June 2024, 20:36
GJERMANI - Holanda u kritikua shumë pas humbjes ndaj Austrisë (2-3), e cila e zbriti në vendin e tretë në grupin D. Gjithsesi, “p...
Sport
28 June 2024, 20:19
GJERMANI - Sipas Bild, ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës, e vlefshme për fazën e 16-tave të ‘Euro 20...
Sport
28 June 2024, 19:44
SHBA - Lionel Scaloni u pezullua nga CONMEBOL dhe nuk do të jetë në stol në ndeshjen e së dielës (02:00) kundër Perusë, ...
Sport
28 June 2024, 19:10
GJERMANI - Në ditën kur u zyrtarizua si përforcim për sauditët e Al Qadsiah, Nacho Fernández doli në konferencën p&eum...
Sport
28 June 2024, 18:59
GJERMANI - Gareth Southgate ka qenë nën kritika për shkak të paraqitjeve jo bindëse të skuadrës angleze në Kampionatin E...
Sport
28 June 2024, 18:43
GJERMANI - UEFA përjashtoi Jesús Gil Manzano dhe Alejandro Hernández Hernández nga faza e eliminimit të Euro 2024, pasi pjesë...
Sport
28 June 2024, 18:21
GJEORGJI - Giorgi Mamardashvili, portieri i Gjeorgjisë dhe Valencias, deklaroi se ylli i ekipit të tij, Khvicha Kvaratskhelia, "është m...
Sport
28 June 2024, 18:06
GJERMANI - Gjeorgjia është shënuar me të kuqe në jetën e Lamine Yamal. Anësori, i lindur në Esplugues&nbs...