LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka në Euronews: “Fitorja ndaj Serbisë, moment krenarie. Shqipëria tregoi pjekuri & karakter”

Duka sqaron: “Shqiponjën mund ta bësh nga mëngjesi deri në darkë dhe nuk penalizohesh. Jam shumë i lumtur me rezultatin dhe me atë që ka ndodhur në fushë dhe me golin dhe festimin e Reit”.

15 October 2025, 15:26 Nga DOSJA
Presidenti Duka në Euronews: “Fitorja ndaj Serbisë, moment

TIRANE - Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj, ku ka folur për ndeshjen ndaj Serbisë, emocionet e ekipit Kombëtar, fazën play-off dhe objektivat për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Presidenti Duka vlerësoi përkushtimin e skuadrës kuqezi, organizimin e ndeshjes në Serbi dhe theksoi se futbolli duhet të mbetet gjithmonë një urë bashkimi mes popujve, pavarësisht rivaliteteve.

Ndeshja ndaj Serbisë? - Ishim goxha të ngarkuar dhe me emocione, sepse ishte një ndeshje e rëndësishme që do të vendoste nëse mund të vazhdonim ose jo për një vend në fazën play-off të Botërorit, por gjithashtu edhe për të gjitha ngarkesat që ka përballja Shqipëri - Serbi. Por falë organizimit të Federatës Serbe gjithçka shkoi shumë mirë nga pikëpamja organizative, akomodimi, udhëtimi, kushtet e lojës dhe falë impenjimit të futbollistëve, lojës së tyre, rezultati ishte shumë i bukur dhe na kënaqi.

Sa emocione kishte Kombëtarja para kësaj ndeshjeje? - Ndeshjet e ekipit Kombëtar janë gjithmonë me më shumë ngarkesë, mendoj unë, se ndeshjet e klubeve. Përgjegjësia e fanelës së një ekipi Kombëtar është shumë më e madhe. Por duke pasur parasysh këtë ndeshje, pikërisht ndaj Serbisë, apo për të vazhduar rrugën për një kualifikim të mundshëm në Botëror, e bënte akoma dhe më shumë emocionuese dhe të ngarkuar. Ishte për të dyja skuadrat e njëjta gjë. Do të dilte e fituar ajo skuadër që do të ishte më e qetë dhe që do të menaxhonte më mirë emocionet. Mendoj që ekipi jonë këtë e bëri.

Kush i qetësoi emocionalisht lojtarët, ju apo Silvinjo? - E para, duhet të jesh i përgatitur për të menaxhuar emocionalisht, duhet të kesh një lloj niveli profesional që ekipi jonë e ka. Por, pa dyshim që të gjithë bashkë kemi dhënë një lloj kontributi për ta menaxhuar mirë skuadrën, për të mos kaluar në mbingarkesë emocionale, por për të ruajtur balancën e impenjimit dhe emocioneve.

Sa e kuptonte Silvinjo emocionin jashtë fushës së lojës? - Silvinjo e ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen sportivisht, për të arritur fitoren, për të vazhduar rrugën për kualifikim drejt Botërorit, sepse arritja e kualifikimit është akoma e vështirë. Por unë nuk besoj që e ka kuptuar peshën e asaj fitoreje njësoj siç e kemi kuptuar ne. Kënaqësia e tij është më shumë sportive dhe më pak emocionale. E jona është bashkë.

Thirrjet në ndeshjen Serbi - Shqipëri? - Thirrjet, fatkeqësisht, i kanë shoqëruar përballjet tona me Serbinë në Tiranë dhe në Serbi. Madje, edhe në ndeshjet kur nuk luajmë ndaj Serbisë, thirrjet tona nuk janë më dashamirëse se të tyret; e njëjta gjë edhe për palën serbe. Nga institucionet e futbollit, si FSHF dhe Federata Serbe, si ekipi Kombëtar shqiptar dhe ekipi kombëtar serb, distancohen plotësisht dhe nuk është që i dëshirojnë këto gjëra. Kjo është një lojë dhe ne duhet ta përjetojmë si të tillë, si një garë që kryen misione bashkimi, ura komunikimi dhe jo përçarje të njerëzve. Shumë keq është që ekzistojnë këto thirrje, por nuk është e vërtetë ajo që thoni ju, që dikush favorizohet dhe dikush penalizohet, sepse fatkeqësisht kemi dëgjuar edhe dje, kur luante Kosova me Suedinë, të njëjtat gjëra që nuk duhet të ekzistojnë. Apo kur luan Shqipëria kundër Andorrës apo Gjeorgjisë, dëgjojmë të njëjtat gjëra që nuk duhet të ekzistojnë. Unë mendoj që kjo ndeshje e Shqipërisë me Serbinë ka dhënë një lloj kontributi pozitiv për të arritur në një lloj sheshimi dhe vështrimi perspektiv të gjërave.

Kartoni i verdhë i Rey Manaj - Është një abuzim i madh që Rey Manaj mori karton për festimin me shqiponjë. Kjo nuk është një gjë e vërtetë. Manaj mori karton sepse ai shkoi të festonte në pankinën e ekipit kundërshtar që konsiderohet dhe është provokim. Shqiponjën mund ta bësh nga mëngjesi deri në darkë dhe nuk penalizohesh. Jam shumë i lumtur me rezultatin dhe me atë që ka ndodhur në fushë dhe me golin dhe festimin e Reit.

Ulje-ngritjet e Kombëtares - Ekipi ynë ka qenë në ngritje vazhdimisht në vitet e fundit me një progres. Por që të fitosh gjithmonë në futboll nuk ekziston, as për ekipe që konsiderohen shumë të mëdha. Futbolli i ka të treja rezultatet, diferencat nuk janë aq të mëdha. Sidomos në ekipet kombëtare. Kemi parë Francën kundër Islandës që barazoi 2-2 apo pamë Kosovën që fitoi dy herë kundër Suedisë, një ekip me traditë në futbollin europian. Diferencat janë të vogla dhe nuk ka gjithmonë rezultate pozitive.

Dy ndeshjet e fundit kundër Andorrës dhe Anglisë - Duhet të vlerësojmë maksimalisht Andorrën, është një ndeshje shumë e rëndësishme nga e cila mund të marrim biletën për të luajtur në play-off. Duhet të përqëndrohemi maksimalisht, me vlerësim maksimal. Teorikisht ne kemi një skuadër më të mirë, i kemi të gjitha mundësitë për ta fituar dhe të shkojmë për ta fituar. Anglia është një nga skuadrat më të mira të botës, jo vetëm të Europës. Edhe ajo duhet respektuar për aq sa meriton. Ne do të luajmë kartat tona në këtë stadium.

Fitorja e Kosovës kundër Suedisë - Ka futbollistë shumë të mirë dhe me kualitet. Nuk është fare suprizë që i fiton të dyja ndeshjet. E supermeritoi fitoren në ndeshjen e parë në Prishtinë, e meritoi dhe mbrëmë dhe e meriton të jetë pjesë e Botërorit.

Nëse do kualifikoheshin edhe Shqipëria edhe Kosova në Botëror? - Do të ishte fantastike nëse do arrijmë të mbështesim dy kombëtare. por edhe nëse do jetë vetëm 1, do ishim të gëzuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit