18 August 2022, 18:43
Nga DOSJA

SHBA - Numri i yjeve që bashkon dhoma e zhveshjes së PSG-së, bën që pjesa më e madhe e botës, ta ndjeki atë nga afër. Pa shkuar më tej, Wayne Rooney, i cili po kalon një fazë të re të jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, ku drejton DC United, nga Amerika e Veriut ai arriti t’i japë një leksion edukate Kyliam Mbappé, duke lavdëruar Lionel Messin.
Në Francë, deri më tani ishte qetësti te PSG-ja. Skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier fitoi Superkupën dhe fitoi në dy ndeshjet e para të Ligue 1, por fokusi i lajmeve është te lufta e brendshme mes Mbappe dhe pjesës tjetër të skuadrës.
Fundjavën e kaluar, PSG nuk tregoi asnjë mëshirë ndaj Montpellier, një duel në të cilin Kylian u rishfaq si titullar dhe humbi një penallti në minutën e 23-të. Para se të mbyllej pjesa e parë, arbitri akordoi një penallti të re, por ajo u ekzekutua nga Neymar. E gjithë kjo ndodhi me një debat të fortë mes brazilianit dhe francezit, i cili shtyu ‘Pleshtin’, i cili dukej i habitur nga ajo që po ndodhte.
Videoja e incidentit u bë virale në internet, kështu që edhe lojtari më i suksesshëm në historinë e Manchester United, Rooney, e pa regjistrimin dhe foli: "Një lojtar 23-vjeçar guxon të shtyjë Messin? Unë kurrë nuk kam parë një ego më të madhe në jetën time. Dikush duhet t'i kujtojë Mbappes, se kur Messi ishte 23 vjeç, kishte fituar katër ‘Topa të Artë’,"- tha ai në dialog me ‘Depar Sports’.
Në botën virtuale, shumica e përdoruesve të rrjetit e konsiderojnë sjelljen e Mbappe, si mungesë respekti dhe shumë e kritikuan trajnerin, i cili më pas la të kuptohet, se ylli i kombëtares së Francës do të mbetet ekzekutuesi i penalltisë së ekipit.

B.T (Dosja.al)
Sport
18 August 2022, 18:37
KINË- Oscar mendoi se i kishte bërë mirë llogaritë kur në dhjetor 2016 vendosi t'i jepte fund karrierës së tij në...
Sport
18 August 2022, 17:33
FRANCE - Paris Saint-Germain dëshiron të heqë qafe Mauro Icardin. Trajneri Christophe Galtier ka rrëfyer se sulmuesi a...
Sport
18 August 2022, 16:59
ANGLI - E ardhmja e Aubameyang te Barcelona nuk është aspak e qartë. Pavarësisht se ai mbërriti në klubin e ...
Sport
18 August 2022, 16:43
ZVICER - Shitja e biletave për Kupën e Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor) po shkon mirë. Vetëm në periudhë...
Sport
18 August 2022, 16:13
TIRANE - Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana, është gati për sezonin e ri futbollistik 2022/2023 dhe duket të ketë lë...
Sport
18 August 2022, 14:30
ANGLI - Manchester City, shkruan edicioni i sotëm i ‘The Times’, nuk ka ndërmend të humbasë Bernardo Silvën ...
Sport
18 August 2022, 13:10
SHBA- Lebron James. LBJ. Fëmija nga Akron, Mbreti James ose i Zgjedhur. Këto janë pseudonimet që kanë shënuar talentin e tij, po...
Sport
18 August 2022, 13:00
MAQEDONI E VERIUT - Në “Arena Todor Proeski”, mbrëmjen sotme përballet Shkupi, ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe ...
Sport
18 August 2022, 12:51
SHBA- Si është Mike Tyson? Imazhet e fundit të 56-vjeçarit kanë trembur jo pak fansat. Tyson në fakt u fotografua në nj&e...
Sport
18 August 2022, 12:44
TIRANE - Në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dh&eu...