Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Një festë që nisi në dhomën e zhveshjes së Dinamo City-t, pas kualifikimit në play-off-in e Conference League, ka marrë përmasa shumë më të mëdha se vetë suksesi sportiv.

TIRANE - Pas fitores 4-0 ndaj Audës së Letonisë, presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, hyri në dhomën e zhveshjes me një qese të mbushur me para dhe i hodhi ato në dysheme përpara lojtarëve. Një skenë e pazakontë, e sjellë ekskluzivisht nga Top Channel dhe gazetari Endi Tufa.
Burime bëjnë me dije se premio e dhënë për ekipin nga ana e presidentit Bardhi është 90 mijë euro.
Pamjet nuk mbetën vetëm në Shqipëri. Ato u morën nga media të rëndësishme europiane dhe ndërkombëtare, të cilat i dhanë një hapësirë të veçantë kësaj feste.
Në Itali, “Il Messaggero” e titulloi: “Dinamo Tirana, pioggia di soldi nello spogliatoio” - “Dinamo Tirana, shi parash në dhomën e zhveshjes”.
Në Spanjë, “Marca” shkroi: “Locura: un presidente entra gritando al vestuario y les arroja una bolsa de dinero a sus jugadores” = “Çmenduri: një president hyn në dhomën e zhveshjes dhe u hedh lojtarëve një qese me para”.
Ndërsa “El Correo” e përshkroi si një “festë surrealiste në Shqipëri”.
Jehona shkoi edhe në Kroaci, Rumani, Bosnje dhe më tej. “Index.hr”, “Jutarnji list”, “Večernji list”, “SportKlub”, “Digi Sport”, “AS.ro”, “Sportsport.ba” dhe “Doble Amarilla” publikuan historinë dhe videon.
Në Amerikën Latine, edhe “Record México” e përcolli skenën me titullin: “Të kualifikohesh dhe presidenti yt të vijë me një qese me para!”
Por pas kësaj feste fshihet edhe një motivim i madh sportiv. Bardhi u premtoi futbollistëve 500 mijë euro nëse eliminojnë Pafos dhe sigurojnë kalimin në fazën e ligës së Conference League.
Dinamo tashmë është përballë një tjetër sfide europiane. Por një gjë është e sigurt: nga një dhomë zhveshjeje në Tiranë, përmes pamjeve ekskluzive të Top Channel, kjo histori doli shumë përtej kufijve të Shqipërisë.
Një festë pas një suksesi sportiv u kthye kështu në një histori ndërkombëtare, duke i dhënë Dinamos një jehonë që, të paktën për nga spektakli, duket se kaloi edhe kufijtë e vetë fushës së futbollit.




SPANJE - Jose Mourinho ka zbuluar bisedën e sinqertë që pati me Vinicius Junior për ta bindur sulmuesin të zgjasë qënd...
SPANJE - Kapiteni i Spanjës mbërriti në kryeqytetin katalanas të hënën dhe përfundoi transferimin e tij në s...
GJERMANI - Pavarësisht frikës që tronditi botën e futbollit, te Bayern Munich mbizotëron optimizmi në lidhje me të...
TURQI - Lajme të mira për Kombëtaren kuqezi. Ernest Muçi hedh pas problemet fizike dhe sulmesi i Kombëtares shqiptare mund të ...
KEPI I GJELBERT - Trajneri Humberto Bettencourt është trajneri i ri i Kepit të Gjelbërt, duke pasuar Pedro Brito 'Bubista', i cili u largu...
FC Barcelona fitoi titullin e La Ligës për sezonin 2015-26 duke mposhtur Real Madridin në Camp Nou SPANJE - Sezoni 2026-27 i La Lig&eum...
SPANJE - Pas prezantimit të José Mourinhos të martën, një tjetër lojtar portugez, Bernardo Silva, është bë...
SPANJE - I ftuar në emisionin El Chiringuito, José Mourinho u pyet për mundësinë e një transferimi të ri para pë...
ITALI - Sipas Gazzetta dello Sport, një marrëveshje është afër arritjes midis Olympique Lyonit dhe AS Romës për transf...
SPANJE - Informacioni tani është konfirmuar, Julian Alvarez nuk është në grupin e përzgjedhur nga Diego Simeone për ndeshje...