10 November 2025, 15:45
Nga DOSJA

TIRANE - Në kuadër të ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” Shqipëri-Angli, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar disa masa organizative dhe udhëzime për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë maksimale të tifozëve.
FSHF fton të gjithë sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme:
Tabela orientuese dhe informacion paraprak për tifozët
Në ditën e ndeshjes, stafi i stadiumit “Air Albania” do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më lehtë hyrjen dhe tribunën përkatëse sipas biletës që kanë blerë.
Koshat plastike dhe kontrollet fizike
Në pikat e hyrjes së stadiumit do të vendosen kosha plastike për grumbullimin e sendeve të ndaluara, të cilat mund të zbulohen gjatë kontrolleve fizike nga strukturat e sigurisë. Gjithashtu, grumbullimi i monedhave dhe sendeve të tjera të vogla do të bëhet nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.
Rregullat e hyrjes në stadium
● Të gjithë tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën përkatëse për hyrjen në stadium.
● Nuk do të lejohet futja e fëmijëve pa biletë, pavarësisht moshës, në mënyrë që të shmanget mbipopullimi dhe bllokimi i shkallëve gjatë ndeshjes.
● Gjithashtu, tifozët paralajmërohen se biletat e dublikuara ose të falsifikuara nuk do të njihen nga sistemi elektronik i stadiumit, dhe poseduesit e tyre nuk do të lejohen të hyjnë.
● Portat e stadiumit do të hapen tre orë përpara fillimit të ndeshjes, ndaj FSHF dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje tifozëve të mbërrijnë në kohë, të ndjekin udhëzimet e rendit dhe të drejtohen drejt tribunës së përcaktuar në biletën e tyre.
Federata e Futbollit falënderon tifozët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, me qëllim që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë sportive, të sigurt dhe korrekte për të gjithë.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 November 2025, 15:30
SPANJE - Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, ka një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë dhe gjendja e tij fizike po m...
Sport
10 November 2025, 15:15
SPANJE - Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim p&e...
Sport
10 November 2025, 15:00
ANGLI - Pep Guardiola e vërteton këtë, mëngjesi nuk e tregon ditën. Në Barcelonë, në vitin 2008, ai humbi de...
Sport
10 November 2025, 14:30
ITALI - Tifozi 53-vjeçar i Spezias, i cili ra në një kanal në stadiumin Picco mbrëmjen e së premtes, më 7 nënto...
Sport
10 November 2025, 14:01
HOLANDE - Sezoni i Ajaxit ka pasur një nisje të vështirë, duke dështuar të ndërtojë mbi punën e shkëlqyer t&...
Sport
10 November 2025, 14:00
BRAZIL - Neto, një ish-lojtar i kombëtares braziliane, nuk u rezervua në kritikat e tij ndaj Neymar pas humbjes së Santos-...
Sport
10 November 2025, 13:30
KANADA - Atlético Ottawa, një ekip rezervë i Atlético Madridit, fitoi Premier League Kanadeze, duke mposhtur Cavalry 2-1 në ...
Sport
10 November 2025, 13:00
Andreas Schjelderup
NORVEGJI - Andreas Schjelderup, 21 vjeç, sulmues i Benfica-s zbuloi këtë të shtunë se është a...
Sport
10 November 2025, 12:30
SKOCI - Rangers fitoi 3-0 në transfertë ndaj Dundee-s të dielën në raundin e 12-të të ligës skoceze, e cila udhëh...
Sport
10 November 2025, 12:00
BRAZIL - Flamengo vazhdon betejën e ashpër për titullin brazilian kundër Palmeiras të Abel Ferreiras. Në një ndeshje të...