Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Shqipëria gati për sfidën me Letoninë, por Serbia dhe Anglia na kanë lënë pas! (TABELA)
Ditën e djeshme në orën 15:00, Serbia mundi me një gol Letoninë, duke marrë tre pikë për të na parakaluar në renditje. Ndërkohë, në orën 18:00, Anglia mundi 2-0 Andorrën dhe udhëheq kështu i vetëm Grupin K.
7 September 2025, 08:31Nga DOSJA
TIRANE - Grupi K i Kualifikueseve të Botërorit 2026 ka luajtur dy ndeshjet e radhës, teksa Shqipëria ishte “pushim” dhe zhvilloi dy ditë më parë miqësoren me Gjibraltarin. Ditën e djeshme në orën 15:00, Serbia mundi me një gol Letoninë, duke marrë tre pikë për të na parakaluar në renditje. Ndërkohë, në orën 18:00, Anglia mundi 2-0 Andorrën dhe udhëheq kështu i vetëm Grupin K.
Kështu, Anglia ndodhet në vendin e parë me 12 pikë të plota dhe është një hap larg kualifikimit në Botërorin 2026. Ndërkohë vendi i dytë që të dërgon në play-off e ka marrë momentalisht Serbia me 7 pikë. Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë. Letonia ndodhet pas nesh me 4 pikë, ndërsa Andorra është jashtë loje me zero pikë në vendin e fundit.
Ndeshjet e radhës në këtë grup do të jenë Shqipëri-Letoni dhe Serbi-Angli, të dyja më 9 shtator.