Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Lionel Messi ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Argjentinës.

ARGJENTINE - Lionel Messi ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Argjentinës. Pas më shumë se dy dekadash me fanellën “Albiceleste”, ylli argjentinas ka konfirmuar se kapitulli i tij me përfaqësuesen ka ardhur drejt fundit.
Messi ka bërë të ditur vendimin përmes një mesazhi emocional, ku thekson se kjo ka qenë një zgjedhje e dhimbshme, por që sipas tij vjen në momentin e duhur.
“Pas gjithë kësaj kohe që nga finalja dhe pasi e kam menduar shumë, dua t’ju njoftoj të gjithëve se po tërhiqem nga Kombëtarja”, shkruan Messi. “Ka qenë një vendim që më ka dhembur dhe ende më dhemb thellë brenda meje, por e kuptoj se ky është momenti i duhur.”
Kapiteni i Argjentinës thekson se gjatë gjithë karrierës së tij me kombëtaren ka dhënë gjithçka për fanellën e vendit të tij, jo vetëm gjatë viteve të fundit, kur Argjentina arriti sukseset më të mëdha, por edhe në periudhat më të vështira.
“Betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm në këto vitet e fundit kur fituam gjithçka, por edhe më parë. Gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, për t’ju sjellë lumturi dhe për t’ju bërë krenarë që jeni argjentinas përmes futbollit”, shprehet ai.
Messi pranon se koha po kalon dhe se karriera e tij ndërkombëtare po i afrohet fundit.
“Nuk ka mbetur shumë kohë dhe kapituj të ndryshëm po mbyllen. Ky është një kapitull që më dhemb shumë. E dua, e kam dashur dhe do ta dua gjithmonë të qenit pjesë e Kombëtares. Kam dhënë gjithçka që kisha dhe nuk kam më shumë për të dhënë.”
Ylli argjentinas thekson gjithashtu se një brez i ri lojtarësh po vjen dhe meriton të ketë hapësirën e tij në përfaqësuese. “Ka edhe shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar që po vijnë dhe që e meritojnë të jenë këtu.”
“Tani do të jem një prej jush”

Messi ka falënderuar tifozët argjentinas për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë 20 viteve të tij me Kombëtaren.
“Faleminderit për gjithë dashurinë gjatë këtyre 20 viteve. Do të më mungojë t’ju dëgjoj nga brenda. Tani do të jem një prej jush, gjithmonë duke mbështetur nga jashtë, në momentet e mira dhe akoma më shumë në ato të këqija.”
Ai ka pasur gjithashtu një falënderim të veçantë për familjen, trajnerët, shokët e skuadrës dhe drejtuesit me të cilët ka bashkëpunuar gjatë këtij rrugëtimi. “Faleminderit familjes sime që ka qenë gjithmonë aty për mua dhe që më ka shoqëruar gjatë këtij rrugëtimi të bukur, por edhe të vështirë. Faleminderit çdo trajneri, shoku skuadre dhe drejtuesi me të cilët pata mundësinë ta ndaj këtë përvojë. Me vete marr kujtime dhe momente të paharrueshme.”
Messi largohet nga Kombëtarja me krenari për atë që ka arritur me Argjentinën, sidomos pas viteve të lavdishme në të cilat fitoi trofetë më të rëndësishëm.
“Largohem i qetë dhe krenar, duke e ditur se së bashku me shokët e skuadrës ju dhamë momente që dikur i kishim ëndërruar. Ishte çmenduri ta përjetoja gjithë këtë me ju. Ju dua!”
Në fund, Messi ka falënderuar edhe Zotin për mundësinë që i dha të lindte argjentinas.
“Faleminderit Zotit që më bëri argjentinas. Vamos Argentina!”
“Pas asaj që ndodhi me babain tim, jam edhe më i bindur”
Në mesazhin e tij, Messi zbulon se vendimin për t’u tërhequr e kishte marrë vetëm dy ditë pas finales. “I shkrova këto fjalë më 21 korrik, dy ditë pas finales. Sot, pas asaj që ndodhi me babain tim, jam edhe më i bindur për këtë vendim sesa më parë.”
Kështu, pas 20 vitesh me Kombëtaren e Argjentinës, një prej kapitujve më të mëdhenj në historinë e futbollit duket se po shkon drejt fundit.
B.T (Dosja.al)
David Correa, në shënjestër të EFE- së policore BRAZIL - Autoritetet braziliane nisën një operacion të hën&eum...
SPANJE - Hansi Flick njoftoi skuadrën e tij këtë pasdite për ndeshjen e sonte kundër Rayo Vallecano, e cila fillon n&e...
FRANCE - Armiqësia midis dy burrave nuk është sekret, dhe madje është përhapur në gjykata. Që nga fillimi i verës...
SPANJE - Kylian Mbappé qartësisht nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin, as në gusht. Duke shënuar golin e tret...
FRANCE - Ishte një trend i fortë, edhe para fillimit të Kupës së Botës. Ousmane Dembélé do të vazhdojë k...
Atleti i distancave të mesme David Nikolli TIRANE - Një ngjarje e pazakontë dhe e shoqëruar me akuza tepër të forta ka pë...
Mourinho në stolin e Bernabeu kundër Málagës SPANJE - Mourinhos i janë dashur vetëm nëntë ditë p&e...
SHBA - Argjentinasi Mariano Navone (25 vjeç) shkaktoi një tronditje të madhe duke mundur Novak Djokovic, i cili kreu 70 gabime...
ITALI - Youssouf Fofana është një nga lojtarët e tepërt që Milani po kërkon të shesë në orët e fundit t...
FRANCE - Duke u shfaqur në Canal Football Club këtë të diel së bashku me Hervé Mathoux, Michel Platini foli për pretenden...