Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Shuhet një ëndërr kuqezi... Brajan Gruda merr zyrtarisht ftesën nga Gjermania e Klopp…
Tani është zyrtare, mesfushori me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, ka marrë ftesën e Jurgen Klopp për të qenë pjesë e kombëtares gjermane për një ndeshje zyrtare.
17 September 2026, 17:08Nga DOSJA
GJERMANI - Në një komunikatë për shtyp, Federata Gjermane e Futbollit bëri të ditur se trajneri i katër herë kampionëve të botës dërgoi 44 ftesa për lojtarë të ndryshëm dhe Brajan Gruda është një prej atyre që e kanë marrë atë, teksa Gjermaninë e presin katër ndeshje të Nations League: me Holandën, Greqinë 2 herë dhe Serbinë.
Federata e Futbollit Gjerman ka publikuar 2 lista; një me 24 futbollistë dhe një tjetër me 20 lojtarë dhe Gruda është pjesë e listës së dytë. Kështu shuhet ëndërra që mesfushori i talentuar të vishte një ditë fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare.
Në njoftimin e saj, DFB thekson gjithashtu se për ndeshjet e shtatorit do të përfshihen 24 futbollisë, ndërsa më pas do të bashkohen edhe 20 lojtarë të tjerë mes tyre edhe Brajan Gruda, për ndeshjet e muajit tetor ndaj Serbisë dhe Greqisë.