18 January 2024, 10:00
Nga DOSJA

SPANJE - Pas më shumë se gjysmë sezoni, vetëm një ekip nga “Top 5” kampionatet në Europë, nuk e ka shijuar suksesin! UD Almería arriti në 20 ndeshje pa fitore në La Liga , pasi në fund të javës së kaluar barazoi në shtëpi, 0-0 me liderin Girona.
Skuadra andaluziane ka 6 pikë në 20 raunde: kanë barazuar gjashtë herë dhe kanë humbur 14 ndeshje. Në vendin e fundit në La Liga, Almería është 10 pikë prapa Sevillas, që është në vendin e parë, gjë rrezikon rrëzimin nga La Liga.
Situata në të cilën ndodhet UD Almería është krejtësisht e papritur, duke pasur parasysh se grupi andaluzian është i patronizuar nga Turki Al-Sheikh, një milioner nga Arabia Saudite. Ai mori përsipër klubin në vitin 2019, kur ishte në Segunda División.
Në verën e vitit 2023, para sezonit, Almería investoi 52 milionë euro në transferime! Vetëm Real Madridi (129.5 milionë euro) ka shpenzuar më shumë para në transferta se formacioni “bardhekuqtë”.
Që kur erdhi në Almeria, katër vjet e gjysmë më parë, Turki Al-Sheikh ka shpenzuar pak më shumë se 153 milionë euro për të sjellë lojtarë! Këtë verë, transferimi më i shtrenjtë ishte ai i César Montes, i cili erdhi nga Espanyol për 14 milionë euro.

Almería, afër një rekordi negativ në Spanjë: fitorja e fundit, në maj 2023
Në këtë periudhë merkatoje, Almería nuk ka blerë ende askënd. “Transferimi” kryesor i andaluzianëve është rikthimi në fushë i Luis Suarez, sulmuesit kolumbian të sjellë në verë nga Marseja për 8 milionë euro. Amerikano-jugor u rikthye në fushë në ndeshjen kundër Gironas, pas tre muajsh e gjysmë në të cilin mbeti i dëmtuar.
E trajnuar nga Gaizka Garitano, tekniku i tretë këtë sezon pas Vicente Moreno dhe Alberto Lasarte, UD Almería ende shpreson për një shpëtim të mrekullueshëm.
Almería nuk ka fituar që nga 20 maji 2023, një fitore 3-0 kundër Mallorcas. Që atëherë, ajo ka shënuar 23 ndeshje pa fitore në të gjitha garat, ecuria e tretë më e keqe në historinë e futbollit spanjoll. Vetëm Levante, 27 ndeshje në 2022 dhe Sporting Gijón, 24 ndeshje në 1998, kanë më shumë ndeshje pa sukses se Almería!
B.T (Dosja.al)
Sport
18 January 2024, 09:30
ANGLI - Para se të mbërrinte në stolin e skuadrës së Premierligës, Guardiola ka trajnuar edhe Bayern Munich për tre sezone ...
Sport
18 January 2024, 09:00
BREGU I FILDISHTE - Skuadrat më të forta në Afrikë po luftojnë për të fituar Kupën e Kombeve të kontinentit t&eum...
Sport
18 January 2024, 08:30
ITALI - Sulmuesi i Napolit Matteo Politano ishte gati për të nënshkruar kontratën me sauditët e Al-Shabab, por kampionë...
Sport
18 January 2024, 08:00
ITALI - Një simbol, një idhull i fansave, por me datë skadence. Daniele De Rossi do të qëndrojë në pankinën&...
Sport
18 January 2024, 07:30
SPANJE - Girona padyshim që po bën gjithçka më mirë se të gjithë këtë sezon. Pas vetëm 26 minutash lo...
Sport
17 January 2024, 22:07
ITALI - E ardhmja e Karim Benzema pritet të jetë në Europë, me sulmuesin francez që raportohet nga mediet arabe se dëshiron të...
Sport
17 January 2024, 18:09
KROACI - Kroati mori etiketën e 'Luka Modriçit të ri' në vitin 2013, kështu që pritshmëritë për të is...
Sport
17 January 2024, 17:57
TIRANE - Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat, në përfundim të mbledhjes së...
Sport
17 January 2024, 17:54
ITALI - Interi mbërriti mbrëmë në Riad dhe po përgatitet për ndeshjen e parë të Superkupës kundër Lazios, n&eu...
Sport
17 January 2024, 17:52
SHKODER - Vllaznia përforcon skuadrën me një mbrojtës të majtë nga Brazili. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Andr...