Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Egnatia e nis kampionatin aty ku e la sezonin e kaluar: duke fituar dhe duke dhënë një mesazh të qartë për rivalët.

RROGOZHINE - Kampionët e Shqipërisë mposhtën 3-0 Tiranën në Rrogozhinë, në javën e parë të Abissnet Superiores, në një ndeshje që praktikisht u mbyll që në 45 minutat e para.
Rrogozhinasit e nisën furishëm dhe që në minutën e 9-të Ibrahim Diabaté zhbllokoi takimin. Tirana nuk pati kohë të reagonte, pasi në të 29-ën Numan Ajetovikj dyfishoi avantazhin.
Dhe goditja e tretë erdhi pak para pushimit. Në minutën e 39-të, Eljon Sota shënoi golin e tretë, duke e kthyer pjesën e parë në një festival golash për kampionët dhe në një makth për bardheblutë.
Në fraksionin e dytë, Egnatia uli ndjeshëm ritmin. Me rezultatin tërësisht në favor dhe ndeshjen praktikisht të vendosur, kampionët administruan avantazhin, ndërsa Tirana nuk gjeti forcën për të ndryshuar historinë e takimit.
Për Egnatian, një tjetër avantazh ishte edhe ritmi i garave. Skuadra e Rrogozhinës ka qenë në aksion gjatë gjithë verës në kupat europiane, duke zhvilluar ndeshje të forta dhe duke marrë një ritëm konkurrues që Tirana nuk e kishte në të njëjtin nivel.
Në fund, 3-0 për Egnatian, një nisje perfekte për kampionët dhe një alarm i fortë për Tiranën, që e nis edicionin e ri me një humbje të thellë dhe pa mundur të gjejë rrugën e portës kundërshtare.
B.T (Dosja.al)
ELBASAN - Vora nis me 3 pikë aventurën e re në Abissnet Superiore, ndërsa Dinamo City e nis kampionatin me një humbje të papritu...
SPANJE - Barcelona po ndryshon strategjinë për qendërsulmuesin e saj të ri. Pas fjalëve të qarta të Beppe Marotta...
FINLANDE - Gjashtë vende nordike që janë anëtare të FIFA-s - Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Suedia dhe Ishujt Faroe - u takua...
HOLANDE - Fituesi i Çmimit të Madh të fundit, para pushimeve verore në Hungari katër javë më parë, Lando Norris...
ANGLI - Epoka e Premier League pas Guardiolës për Manchester Cityn filloi me një rikthim dramatik, me skuadrën e Enco Marescas&n...
Enrique Cerezo, president i Atlético Madridit (djathtas), me Joan Laporta SPANJE - Presidenti i Atlético Madrid, Enrique Cerezo, ka...
Diego Maradona mposht portierin e Anglisë, Peter Shilton, duke shënuar me grushtin e majtë SHBA - Topi me të cilin Diego Maradona sh&eu...
HOLANDE - Max Verstappen ka përjetuar dy anë krejtësisht të kundërta të jetës së tij në garën...
ANGLI - Tensionet po rriten midis Jean-Philippe Matetës dhe menaxhmentit të Crystal Palace. francez ka nisur padi kundër klubit...
Christopher Nkunku luajti vetëm 1.500 minuta për AC Milan sezonin e kaluar ITALI - Christopher Nkunku do të përpiqet të ringjall&e...