LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho frenon entuziazmin: “Nuk mund të festojmë, kemi ende edhe tre finale!”

Grupi është i vështirë, pasi Çekia nuk ka humbur asnjë ndeshje. Kemi humbur ndeshjen e parë me Poloninë. Moldavia ka humbur këtu, por ka ende garë mes nesh. Gjithçka mund të ndodhë, ndaj duhet të shkojmë në nëntor në kushtet për t’u kualifikuar. Unë mendoj vetëm për këtë.

15 September 2023, 21:00 Nga DOSJA
Sylvinho frenon entuziazmin: “Nuk mund të festojmë, kemi ende

TIRANE - Entuaziazmi i fitores me Poloninë është ende kuota të larta e kjo është e kuptueshme, sepse me këtë sukses Shqipëria ka rritur shanset për të shkuar për herë të dytë në finalet e një Europiani.

Arkitekti i kësaj skuadre fituese dhe argëtuese, braziliani Sylvinho, është vënë në qendër të vëmendjes nga mediet e huaja, që po nxitojnë për ta intervistuar për të shpjeguar ecurinë e kuqezinjve, që për shumë kanë befasuar me katapultimin në vendin e parë.

Trajneri i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për një radio italiane, ku ka shpjeguar se rezultatet kanë ardhur falë punës profesionale të stafit dhe futbollistëve.

Një Shqipëri që ka bërë të ëndërrojnë të gjithë tifozët e saj, duke qenë se për ndeshjen e radhës ndaj Republikës Çeke bëhet me dije se biletat po shiten si ëmbëlsira, për shkak të entuziazmit të madh… Cila ka qenë gjëja që u ka shtyrë të bëni një rrugëtim që vlen vendin e parë në grup?

Në të vërtetë, po punojmë prej 8 muajsh dhe me shpejtësi. Kam gjetur aty një ambient shumë të mirë. Federatë dhe futbollistë shumë të fortë. Njerëz me shumë energji dhe nuk na mbetej gjë tjetër veçse të shkonim e të punonim.

Kam vendosur bashkë me stafin teknik, që praktikisht të jetojmë në Tiranë. I kam thënë edhe presidentit, që unë duhet të jetoj këtu, për të nisur një punë, një rrugëtim të rëndësishëm.

Më pas, siç e thashë. Futbollistët i kemi. Futbollistë shumë të fortë dhe po punojmë për t’i dhënë energji skuadrës dhe për ta organizuar sa më mirë, në mënyrë që të marrim maksimumin nga çdo futbollist yni.

Jemi duke bërë shumë mirë dhe jemi në një moment të rëndësishëm për futbollin shqiptar, por, siç e dini tashmë, mungojnë akoma edhe tri ndeshje, tri finale. Kemi bërë shumë mirë deri këtu, por duhet të bëjmë diçka më shumë edhe në ndeshjet e tjera, për t’u kualifikuar.

Duke qenë se shumë futbollistë luajë në Itali, duhet të mbani një sy edhe nga Seria A, për t’i studiuar mirë ata lojtarë… 

Po, e vërtetë. Çdo 15 ditë jemi atje me stafin, në Firence, Milano, kudo. Shfrytëzojmë gjithçka, takojmë lojtarët, por shijojmë edhe ushqimin dhe kafenë e mirë (qesh). Kemi shumë futbollistë në Itali, si Ismajli, Bajrami, Gjimshiti, Hysaj, Asllani, Ramadani, Kastrati, por edhe disa të tjerë të rinj, 18-19 vjeç, të cilët po i ndjekim, sepse pas pak kohësh mund të na bashkohen.

Meqë jemi te futbollistët e rinj. Është më mirë që ata të rriten në një klub të vogël, por me shumë minuta, apo si në rastin e Asllanit, që luan në një klub prestigjioz si Interi, por me një minutazh të reduktuar? I referohemi Asllanit, sepse është një nga talentet më të mëdha dhe që ndoshta do të donit që të luante më shumë…

Mendoj se është shumë bukur që futbollistët të luajnë në klube të mëdha. Megjithatë, për t’u përmirësuar është e rëndësishme të luash sa më shumë. Nuk jam në gjendje t’u them futbollistëve të mi se çfarë  duhet të zgjedhin, përveç rasteve kur ata më kërkojnë një këshillë. Për të zgjedhur, ata kanë një staf të plotë, me agjenci e menaxherë, që analizojnë shumë faktorë dhe bëjnë zgjedhjen më të mirë. Jemi të kënaqur me të gjithë dhe kemi shumë futbollistë të mirë në dispozicion, por kaq, pasi nuk mund t’i këshilloj se ku duhet të luajnë. Unë mendoj se një futbollist është bukur të luajë në një klub të madh, por të ketë edhe minuta në dispozicion.

Jemi në prag të derbit të Milanos dhe ju jeni një “ish” tek Interi, që sezonin e kaluar luajti finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa këtë vit e ka nisur me tri fitore. Çfarë mendoni për Interin, që është në një moment historik?

Sezoni i kaluar nisi pak me vështirësi, por më pas trajneri dhe stafi kanë bërë shumë mirë, duke shkuar deri në finalen e Ligës ë Kampionëve. Gjeti një kundërshtar shumë të fortë, por luajti deri në fund dhe pati shanset për të bërë edhe më mirë.

Interi është i fortë, me një trajner të madh. Futbollistët mund të bëjnë gjithçka. Janë një skuadër që mbron shumë mirë dhe më pas del shumë shpejt në sulm.

Ka lojtarë që vërtet mund të vendosin një ndeshje. Është një skuadër e bukur, e ndërtuar në mënyrë shumë të zgjuar.

Çfarë momenti po përjeton kombëtarja italiane, me largimin e Mancinit dhe ardhjen e Spallettit? Si e shikon faktin që fitoi Europianin, por nuk u kualifikua në Botëror?

Unë duhet të jem i sinqertë. Që kur kam ardhur në Shqipëri, në janar, praktikisht e kam parë shumë pak Italinë. Kam vendosur të jetoj në Shqipëri dhe të ndjek të gjithë futbollistët shqiptarë kudo luajnë.

Ok, erdha me shumë entuziazëm dhe kam një president që flet shumë mirë italisht, pasi unë jam tip shumë komunikues dhe nuk më pëlqen një përkthyes në mes. Por, më pas, sapo nisa punën, pashë që kemi 60-70 futbollistë shqiptarë që luajnë nëpër botë dhe duhen ndjekur.

Mancini është i shkëlqyer dhe bëri një punë fantastike në Europian, ku edhe fitoi. Më pas erdhi zhgënjimi i mungesës në Botëror. Zgjedhja personale për t’u larguar është e vështirë për t’u komentuar. Është shumë personale dhe ai i di më mirë arsyet pse vendosi të largohej.

Unë jam i mendimit që një njeri duhet të dedikohet maksimalisht për sa kohë që është në një punë dhe kur largohet, nuk ka nevojë të komentojmë, por thjesht ta kujtojmë për atë që dha.

Dëgjuesit po më sugjerojnë një emër, Endri Zenelaj, që luan te Cavese në Serinë D dhe që është talent me perspektivë. Nuk besoj se keni arritur t’i ndiqni deri në nivele të tilla, pasi shikoni lojtarët më të ekspozuar?

Sigurisht. Më pas është një punë tjetër që bëhet brenda Federatës në këto momente. Janë të gjithë futbollistët 18-19 vjeçarë që luajnë në Itali apo Zvicër, që ndiqen rregullisht dhe luajnë me skuadrat e moshave dhe për të ardhur me ne në një të ardhme. Kemi shumë të rinj nëpër Europë, të cilët ndiqen me interes.

Ka një premtim për Sylvinhon, në rast kualifikimi?

Unë, bashkë me stafin dhe presidentin, kemi mbetur shumë të kënaqur për ndeshjen me Poloninë, pasi fituam, bëmë një ndeshje të mirë dhe ishim në një stadium me atmosferë fantastike të krijuar nga tifozëria. Për të arritur objektivin, u kam thënë të gjithëve: Djema, kemi përpara edhe tri finale, tri ndeshje shumë të vështira dhe ne nuk mund të mendojmë se jemi kualifikuar.

Grupi është i vështirë, pasi Çekia nuk ka humbur asnjë ndeshje. Kemi humbur ndeshjen e parë me Poloninë. Moldavia ka humbur këtu, por ka ende garë mes nesh. Gjithçka mund të ndodhë, ndaj duhet të shkojmë në nëntor në kushtet për t’u kualifikuar. Unë mendoj vetëm për këtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit