LIVE UPDATES
Sport

Thomas Tuchelit i bëhet “gjyq” për vendimet e tij, Federata Angleze heton Botërorin…

Një raporti i Federatës Angleze do të përfshijë përfundime mbi taktikat në gjysmëfinale, përzgjedhjen e skuadrës dhe madje edhe zgjedhjen e bazës së ekipit.

4 September 2026, 07:30 Nga DOSJA

Thomas Tuchelit i bëhet “gjyq” për vendimet e tij,

ANGLI - Thomas Tuchel i është nënshtruar javën e kaluar një analize të aventurës së Anglisë në Kupën e Botës, ndërsa stafi i Federatës Angleze të Futbollit po përgatit një raport të gjerë mbi dështimet dhe sukseset e kombëtares gjatë turneut.

Përfundimet mbi taktikat dhe përzgjedhjen e lojtarëve do të diskutohen nga Tuchel përpara ndeshjes së radhës së Anglisë ndaj kampiones së re të botës, Spanjës, në Wembley më 26 shtator. Një raport më i gjerë do t’u paraqitet drejtuesve të Federatës më vonë gjatë vitit. 

Ndërkohë, Tuchel do të marrë pjesë javën e ardhshme në mbledhjen e grupit këshillimor të performancës së Federatës, ku emra të njohur të sportit dhe biznesit do të kenë mundësinë ta pyesin për turneun.

Në këtë grup bëjnë pjesë legjenda e ragbit, Sir Kevin Sinfield, trajnerja e kombëtares së femrave, Sarina Wiegman, si dhe pronari i Rajasthan Royals në kriket, Manoj Badale.

Federata thekson se ky grup është një forum diskutimi dhe jo një gjykatë, por është e pashmangshme që të diskutohet për eliminimin e Anglisë në Botëror, i cili përfundoi me kolapsin e dhimbshëm në gjysmëfinale ndaj Argjentinës.

Zgjedhjet taktike në gjysmëfinale vazhdojnë të shqetësojnë lojtarët

Në Federatë ekziston bindja se duhet të rindërtohet besimi mes Tuchel dhe lojtarëve të tij. Pas humbjes ndaj Argjentinës, u raportua se futbollistët anglezë ishin të befasuar nga ndryshimet e trajnerit.

Tuchel aktivizoi Ezri Konsa, Dan Burn dhe Nico O’Reilly në përpjekje për të mbrojtur avantazhin 1-0, ndërsa shumë lojtarë të Anglisë besonin se Argjentina ishte një kundërshtar që mund të mposhtej.

Në Federatë e pranojnë se mënyra se si erdhi eliminimi në gjysmëfinale ka lënë ende të freskëta emocionet negative te stafi, lojtarët dhe tifozët. Anglia do të përballet me një seri vendimtare prej katër ndeshjesh duke nisur nga fundi i këtij muaji. Pas përballjes me Spanjën, anglezët do të luajnë katër ndeshje të Nations League brenda vetëm 11 ditësh.

Pavarësisht eliminimit, Anglia zhvilloi Botërorin e saj më të mirë që nga viti 1966, duke shënuar gjashtë gola ndaj Francës në ndeshjen për vendin e tretë. Megjithatë, ndjenja e një mundësie të humbur në gjysmëfinalen ndaj Argjentinës mbetet shumë e fortë.

Tuchel dhe stafi i tij kryesor kaluan tri ditë në St George’s Park javën e kaluar duke analizuar turneun. Në grup ishin asistenti Anthony Barry, specialisti i përgatitjes fizike Nico Mayer, trajneri i portierëve Hilário Henrique dhe analisti James Melbourne.

Së bashku me drejtorin teknik të Federatës, John McDermott, ata analizuan vendimet kryesore taktike dhe zgjedhjet e skuadrës. Në fokus ishin edhe vendimet e vetë Tuchel, përfshirë zëvendësimet që ndikuan në tërheqjen e Anglisë në mbrojtje gjatë gjysmëfinales.

Anglia pati një qasje të ngjashme edhe në çerekfinale ndaj Norvegjisë. Ndërsa ndaj Meksikës, në fazën e 1/8-ave, ndryshimi në mënyrën e lojës erdhi pasi skuadra mbeti me 10 lojtarë.

Raporti do të analizojë edhe bazën e Anglisë

Raporti do të përfshijë gjithashtu të dhënat e performancës së Anglisë dhe informacionin që ato ofrojnë mbi qasjen taktike dhe goditjet standarde. Departamenti i performancës do të analizojë gjendjen fizike të lojtarëve, nga kilometrat e përshkuara gjatë ndeshjeve deri te modelet e gjumit, të regjistruara përmes pajisjeve Whoop që futbollistët përdorën gjatë stërvitjeve dhe kohës së lirë.

Në raport do të shqyrtohet edhe zgjedhja e bazës në Kansas City, përgatitjet për turneun dhe organizimi i udhëtimeve. Një nga pyetjet kryesore do të jetë nëse lojtarëve iu shkaktua një ngarkesë e panevojshme për shkak të udhëtimeve të shumta. Anglia përshkoi plot 15.958 milje, më shumë se çdo skuadër tjetër në Botëror. 

Tuchel pritet gjithashtu të pranojë gabimet e tij. Ka shenja se trajneri gjerman humbi besimin te gatishmëria e skuadrës për të luajtur futboll sulmues, gjë që mund ta ketë shtyrë të adoptojë një qasje më defensive në fazat e fundit të turneut.

Vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes me Kroacinë, sfida e parë e Anglisë në Botëror, skuadra luajti në mënyrën sulmuese që Tuchel kishte kërkuar. Në pushim, kur rezultati ishte 2-2, trajneri u kishte thënë lojtarëve se, nëse do të humbnin, duhej ta bënin duke sulmuar dhe jo duke u mbrojtur.

Mark Jarvis, drejtori i performancës së Federatës, do të përgatisë raportin përfundimtar të turneut. Ai do t’u paraqitet privatisht drejtuesve të lartë të FA-së në mesin e muajit të ardhshëm. Raporti do të vlerësojë gjithçka, nga vendimet taktike të Tuchel dhe zgjedhjet e lojtarëve, deri te performanca e skuadrës dhe të dhënat e mbledhura gjatë turneut.

Drejtori i futbollit, Dan Ashworth, tashmë është përgjegjës për kombëtaret angleze në rikthimin e tij të dytë në Federatë. Drejtori ekzekutiv Mark Bullingham dhe John McDermott do të jenë gjithashtu pjesë e drejtuesve që do të shqyrtojnë raportin.

Federata i beson Tuchel për Euro 2028

Tuchel deklaroi në tetor 2024 se synonte të vendoste “një yll tjetër” në fanelën e Anglisë. Në atë kohë, kontrata e tij ishte vetëm për Botërorin. Në shkurt, ai nënshkroi një kontratë të re me Federatën që e mban në detyrë deri në Euro 2028, turne që do të zhvillohet në Britani dhe Irlandë. Besimi i Federatës te trajneri gjerman u konfirmua menjëherë pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Argjentinës më 15 korrik.

FA vazhdon t’i besojë Tuchel për të fituar Europianin, pas dy finaleve radhazi të humbura nga Anglia nën drejtimin e Gareth Southgate. Një tjetër sfidë për Ashworth do të jetë ringritja e ekipeve të moshave, të cilat gjatë mandatit të tij të mëparshëm në Federatë fituan Botërorë dhe Kampionate Europiane.

Edhe pse U-21-shat kanë fituar dy Kampionate Europiane radhazi nën drejtimin e Lee Carsley, në Federatë ekziston ndjesia se ekipet e moshave kanë pësuar rënie. Anglia nuk arriti të kishte asnjë skuadër në finalet e Kampionateve Europiane U-17 dhe U-19 këtë verë. 

Gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19 pati shkurtime në buxhetet e ekipeve të moshave. Ashworth duhet të vlerësojë nëse Federata mund të rikthejë sot nivelet e mëparshme të stafit teknik dhe mbështetës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes