11 January 2023, 18:06
Nga DOSJA
ANGLI - João Félix u zyrtarizua mëngjesin e kësaj të mërkure si përforcimi i Chelseas deri në fund të sezonit, i huazuar nga Atlético Madrid. Trajneri Graham Potter konfirmoi se lojtari portugez tashmë është stërvitur me skuadrën këtë mëngjes, por ende nuk e di nëse mund ta përdorë kundër Fulham të enjten, në një ndeshje të shtyrë të javës së 7-të.
“Ai është një lojtar cilësor, ai mund të bëjë diferencën në të tretën e fundit të fushës. Ai është i ri, por ka shumë eksperiencë dhe kjo na jep kurajo”,- tha ai, duke iu referuar se Félix ishte në radar. “Ne e njohim prej disa kohësh, por këto gjëra nuk ndodhin shpejt, ndoshta lëndimet (Sterling dhe Pulisic janë të lënduar, amerikani do të jetë jashtë për dy muaj) na kanë ‘shtrënguar’ fokusin. Ishte fantastike të ishe në stërvitje sot”, tha ai, duke u pyetur nëse portugezi, që do të veshë fanellën me numrin 11, mund të ketë ndikim të menjëhershëm:
“Ai ka qenë në stërvitje dhe ka minuta, kështu që nga pikëpamja fizike ai mund të luajë tani. Ndryshimi i vendeve është gjithmonë një hap drejt së panjohurës, koha që duhet për t'u përshtatur ndryshon nga lojtari në lojtar. Unë shoh një lojtar të sigurt që mund të lërë gjurmë. Ai mund të marrë topin, ta mbajë atë në një hapësirë të shkurtër, të bëjë asistime. Jam i emocionuar që mund të punoj me të. Por ne duhet të përmirësojmë të gjithë ekipin, nuk është vetëm një person që do të bëjë ndryshimin”
B.T (Dosja.al)
Sport
11 January 2023, 17:51
HOLANDE - Sulmuesi Quincy Promes, lojtar i Spartak Moskës, u akuzua këtë të mërkurë nga Gjykata e Roterdamit, si i përfshir&e...
Sport
11 January 2023, 17:09
ANGLI - Pavarësisht shiut dhe një përmbytjeje të madhe që ndodhi mbrëmë në stadiumin Park View Road, modestët e E...
Sport
11 January 2023, 16:44
GREQI - Përfundim tragjik patën orët e ankthshme në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patrës (Rio), ...
Sport
11 January 2023, 16:03
Noel Le Graët (majtas) dhe Philippe Diallo
FRANCE - Komiteti ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), në mbledhjen e kës...
Sport
11 January 2023, 15:35
ANGLI - Tani është zyrtare: sulmuesi João Félix është lojtari i ri i Chelseas dhe pozoi me fanellën e klubit ...
Sport
11 January 2023, 13:38
SERBI - Këtë dimër, Red Star bleu Peter Olayinka ish-lojtari i Skëndërbeut në Shqipëri i cili ka bërë një...
Sport
11 January 2023, 13:32
ANGLI - Federata Angleze e Futbollit do të hetojë pretendimet për lëvizje të dyshimta bastesh gjatë ndeshjes së raundit t&e...
Sport
11 January 2023, 13:27
ARABI SAUDITE - Lajmi më i hidhur i këtij Rally Dakar 2023 ndodhi dje pasdite vonë kur organizatorët e garës r...
Sport
11 January 2023, 13:13
FRANCE - Futbollisti kroat Dejan Lovren për shkak të flirtimit me nazizmin. Gjatë festimeve ai ka ngritur dorën përpara nj&eu...
Sport
11 January 2023, 13:03
ITALI - Me rastin e finales së Superkupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interit, e planifikuar për më 18 janar në Arab...