Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin shqiptar…TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka nisur një tur takimesh me klubet e “Abissnet Superiore”, në kuadër të një pune të vazhdueshme për të qenë sa më pranë futbollit vendas dhe për të forcuar bashkëpunimin me klubet shqiptare. Në shoqërinë e ndihmësve të tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares zhvilloi një vizitë në ambientet e KF Tiranës, ku u takua me trajnerin e skuadrës bardheblu, Dean Klafuriç, si edhe ndoqi nga afër një seancë stërvitore të ekipit. Takimi shërbeu për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave mbi punën e përditshme të skuadrës, zhvillimin e futbollistëve dhe situatën aktuale të futbollit shqiptar. Vizitat në klubet vendase janë pjesë e qasjes së trajnerit Maran për të krijuar një komunikim sa më të drejtpërdrejtë me stafet teknike dhe për të njohur nga afër mënyrën e punës në kampionatin shqiptar. Kjo qasje synon gjithashtu t’i japë stafit të Kombëtares një panoramë sa më të plotë mbi futbollistët dhe potencialin që ofrojnë klubet shqiptare. Gjatë javëve të fundit, Maran ka ndjekur nga afër edhe angazhimet e Egnatias dhe Dinamo City në kompeticionet europiane, duke monitoruar performancat e skuadrave dhe futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Turi i trajnerit të Kombëtares do të vijojë edhe në klubet e tjera të “Abissnet Superiore”, me takime me trajnerët, stafet teknike, drejtuesit dhe futbollistët. Përmes këtij komunikimi të drejtpërdrejtë, synohet forcimi i bashkëpunimit mes Kombëtares dhe klubeve, si dhe krijimi i një lidhjeje gjithnjë e më të ngushtë në funksion të zhvillimit të futbollit shqiptar dhe të përfaqësueses kuqezi. B.T (Dosja.al)

TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka nisur një tur takimesh me klubet e “Abissnet Superiore”, në kuadër të një pune të vazhdueshme për të qenë sa më pranë futbollit vendas dhe për të forcuar bashkëpunimin me klubet shqiptare.
Në shoqërinë e ndihmësve të tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares zhvilloi një vizitë në ambientet e KF Tiranës, ku u takua me trajnerin e skuadrës bardheblu, Dean Klafuriç, si edhe ndoqi nga afër një seancë stërvitore të ekipit.
Takimi shërbeu për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave mbi punën e përditshme të skuadrës, zhvillimin e futbollistëve dhe situatën aktuale të futbollit shqiptar.
Vizitat në klubet vendase janë pjesë e qasjes së trajnerit Maran për të krijuar një komunikim sa më të drejtpërdrejtë me stafet teknike dhe për të njohur nga afër mënyrën e punës në kampionatin shqiptar.
Kjo qasje synon gjithashtu t’i japë stafit të Kombëtares një panoramë sa më të plotë mbi futbollistët dhe potencialin që ofrojnë klubet shqiptare.
Gjatë javëve të fundit, Maran ka ndjekur nga afër edhe angazhimet e Egnatias dhe Dinamo City në kompeticionet europiane, duke monitoruar performancat e skuadrave dhe futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.
Turi i trajnerit të Kombëtares do të vijojë edhe në klubet e tjera të “Abissnet Superiore”, me takime me trajnerët, stafet teknike, drejtuesit dhe futbollistët.
Përmes këtij komunikimi të drejtpërdrejtë, synohet forcimi i bashkëpunimit mes Kombëtares dhe klubeve, si dhe krijimi i një lidhjeje gjithnjë e më të ngushtë në funksion të zhvillimit të futbollit shqiptar dhe të përfaqësueses kuqezi.

B.T (Dosja.al)
ITALI - Më shumë sesa si Hamleti, dyshimi i Leaos është tërësisht financiar dhe sportiv. Nga njëra anë, 12 m...
ITALI - Samuele Ricci është një marrëveshje e kryer te Como. Mesfushori i Milanit do t'i bashkohet Cesc Fabregasit në formë...
TIRANE - Tifozët shqiptarë, si kurrë më parë, po bëhen gati për një mbrëmje drithëruese të play-off-eve...
AZERBAJXHAN - Trajneri lituanez mori pjesë në konkursin "Kush do të bëhet milioner?" në vitin 2000 dhe i përdori paratë e f...
FRANCE - Mesfushori francez i Fenerbahçes tha se ai dhe familja e tij u bënë objekt i ofendimeve të vazhdueshme nga tifozët vendas ...
FRANCE - Në qendër të gjithë skenave ishte Mattéo Guendouzi, ish-mesfushori i Marsejës, rivalit të madh të Lyonit. F...
ANGLI - Problemet mbrojtëse të Michael Carrick dolën në pah fundjavën e kaluar kur skuadra e tij pësoi një humbje 2-0 ...
ANGLI - Sulmuesi 27-vjeçar Omar Marmoush i bashkohet Tottenhamit në formë huazimi nga Manchester City me një opsion të detyrue...
ITALI - AC Milan dhe Galatasaray kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Rafael Leao në Turqi. Përfaqësuesi ...
FRANCE - Shorti i Ligës së Kampionëve, i planifikuar për këtë të enjte në orën 18:00 në Monako, do t&eu...