28 July 2025, 17:00
Nga DOSJA
TIRANE - Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka përshëndetur përmes një video-mesazhi turneun e futbollit që po zhvillohet në Luginën e Preshevës dhe në Bujanoc.
Mbrojtësi shqiptar, me origjinë pikërisht nga kjo zone, vlerëson nismën e ndërmarrë dhe falënderon në veçanti FSHF-në dhe presidentin Duka për mbështetjen që i kanë dhënë organizatorëve për zhvillimin e këtij turneu.
“Jam shumë i lumtur që në Luginën e Preshevës po zhvillohet ky turne futbolli për fëmijë, një nismë e bukur dhe shumë domethënëse për komunitetin dhe të ardhmen e futbollit në këtë zonë.
Dua të falënderoj së pari Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen që po i jep kësaj nisme dhe fëmijëve të Preshevës, duke mbështetur në çdo aspekt financiarisht aktivitetin. E vlerësoj shumë dhe e përgëzoj presidentin Duka në veçanti.
Gjithashtu, falënderoj organizatorët për përkushtimin dhe të gjithë fëmijët pjesëmarrës për pasionin dhe entuziazmin. Ju përshëndes me shumë dashuri dhe ju uroj suksese në çdo ndeshje e në çdo ëndërr tuajën,” - thotë kapiteni Gjimshiti në fjalën e tij.
Sot është edhe dita e fundit e ndeshjeve të këtij turneu, ku do të përcaktohen edhe fituesit për çdo grupmoshë. Takimet finale do t’i ndjekë nga afër edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 July 2025, 16:37
SPANJE - Bëhet fjalë për Melisa Lekën, e cila ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Taekwondos në Barcelon&...
Sport
28 July 2025, 16:30
ANGLI - Premier League vazhdon të dominojë afatin kalimtar të verës pa asnjë sfidë, dhe e bën këtë me nj&...
Sport
28 July 2025, 16:00
ITALI - Enzo Bertagnoli, djali i ish-portierit të Romës, Julio Sergio, ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare. Babai i tij e njo...
Sport
28 July 2025, 15:30
TIRANE - Edhe përfaqësuesja U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore me Italinë. Kuqezinjtë do të përballen më 12 ...
Sport
28 July 2025, 15:00
ARABIA SAUDITE - Pas nënshkrimit më të freskët me portugezin Joao Felix, emri i radhës ishte ai i Antony.
Anësori brazilian n&eum...
Sport
28 July 2025, 14:30
SHBA - Blen bileta për një koncert dhe përfundon duke qenë ylli i shfaqjes, jo grupi. Kjo është ajo që i ndodhi së fundm...
Sport
28 July 2025, 14:00
ITALI - Këtë të diel në mbrëmje, Badou Sambagué, përfaqësuesi i Timothy Weah, doli nga guaska e tij për të d...
Sport
28 July 2025, 13:30
ARGJENTINE - Gjërat po shkojnë keq për Boca Juniors. Të mposhtur mbrëmë nga Huracan (0-1) në javën e tretë...
Sport
28 July 2025, 13:00
TURQI - Kupa Eusébio shënoi fundin e kampit stërvitor 14-ditor të Fenerbahçes në Portugali, dhe José Mourinho shprehu k...
Sport
28 July 2025, 12:30
ANGLI - Një emër bie në sy në ndeshjet parasezonale të Arsenalit. Dhe nuk është asnjë nga gjashtë të sapoard...