24 May 2023, 11:16
Nga DOSJA
SPANJE - Valencia lëshoi një deklaratë, duke shprehur “indinjatën e saj totale për sanksionin e padrejtë dhe joproporcional", të vendosur nga Komiteti i Garave të Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili urdhëroi mbylljen e pjesshme të tribunave në stadiumin Mestalla për pesë ndeshje, pas fyerjeve te braziliani Vinicius Júnior gjatë ndeshjes së fundit me Real Madridin.
Klubi sqaron se në këtë vendim, Komisioni "tregon prova, që bien ndesh me atë që thotë policia dhe LaLiga", duke shtuar se nuk ka pasur akses në to.
"Valencia ka dënuar, dënon dhe do të dënojë në mënyrën më energjike çdo akt racizmi apo dhune. Këto sjellje nuk kanë vend në futboll, apo në shoqëri dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për të çrrënjosur këtë fatkeqësi.
Kjo është arsyeja pse Valencia po bashkëpunon me policinë dhe me të gjitha organet përkatëse për zbardhjen e ngjarjeve të së dielës së kaluar. Përveç kësaj kemi aplikuar sanksionin më të keq të mundshëm, me përjashtimin e përjetshëm nga stadiumi ynë i tifozëve, që policia i identifikoi për sjelljet e tyre raciste”, sqaron e njëjta deklaratë.
Dhe vazhdon: “Prandaj konsiderojmë se penalizimi dhe privimi i të gjithë mbështetësve që nuk u përfshinë në këto incidente të dhimbshme është një masë totalisht joproporcionale, e padrejtë dhe e paprecedentë, kundër së cilës do të luftojmë”,- shpjegon Valencia, duke garantuar se synon të “ankimojë deri në masën e fundit” kundër mbylljes së tribunës.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 May 2023, 10:37
ANGLI - Rrëmujë e re në marrëdhëniet Magui Corceiro dhe Joao Félix. Futbollisti i Atlético Madridit, i h...
Sport
24 May 2023, 10:03
ANGLI - Manchester City është i papërmbajtshëm në fund të sezonit. Pas Arsenalit në pjesën më të madhe ...
Sport
24 May 2023, 09:00
SPANJE - Valladolid po vinin nga pesë humbje radhazi që i kishin zbritur nën zonën e rënies, por në orën e krizës, ata...
Sport
24 May 2023, 08:30
SPANJE - Ndeshja e Valencias kundër Real Madridit u shënua nga një tjetër sulm racist që Vinicius ka qenë viktimë ...
Sport
24 May 2023, 08:00
SPANJE - Vinicius Junior nuk do të skualifikohet, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes Valencia-Real...
Sport
24 May 2023, 07:30
ARABIA SAUDITE - Edhe në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola vendimtarë.
Të martën n&eum...
Sport
23 May 2023, 21:43
FRANCE - Një tjetër përpjekje shumë e vogël… Duke shkuar për të fituar të dielën në mbrëmje...
Sport
23 May 2023, 21:23
SHBA - Rivalët në kampionatin spanjol, Real Madrid dhe FC Barcelona do të zhvillojnë një miqësore më 29 korrik në Dall...
Sport
23 May 2023, 21:05
ANGLI - Tifozët e West Ham kanë një hero të ri! Knollsy tashmë është i njohur për të gjithë tifozë...
Sport
23 May 2023, 20:33
ANGLI - Chelsea nisi një ofensivë për të tërhequr sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic. Kështu bën të ditur “ESP...