Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Bajrami tregon edhe një herë veten në Europë, i jep 3 pikët Rangers!
Rangers fiton ndeshjen e parë në Europa Legue ndaj Malmos 0-2 në trasfertë, një sukses që u duk që në minutën e parë falë Nedim Bajramit që është shndërruar në yllin e golave të shpejtë në Europë.
26 September 2024, 20:35Nga DOSJA
SUEDI – Rangers fiton ndeshjen e parë në Europa Legue ndaj Malmos 0-2 në trasfertë, një sukses që u duk që në minutën e parë falë Nedim Bajramit që është shndërruar në yllin e golave të shpejtë në Europë, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që ka tundur rrjetën në debutimin e tij në Europa League.
25-vjeçarit kuqezi i kanë mjaftuar vetëm 55 sekonda për të kaluar në avantazh Rangers përballë Malmos në transfertë. Dessers bëri një lëvizje të bukur duke kaluar portierin dhe duke goditur me topin që u përplas në shtyllë, e më pas u kthye në këmbët e Bajramit, i cili me portën e boshatisur tundi rrjetën dhe festoi me “shqiponjë”.
Gjithashtu ky është dhe goli i parë me Rangers pas tre ndeshjesh për yllin shqiptar, i cili duket se fiksimi i tij i ri tashmë janë golat e shpejtë, me Bajramin që shënoi dhe rekord në Europian për golin e tij pas vetëm 24 sekondash përballë Italisë.
Ndërkohë pak minuta nga fundi, në të 76-n, McCausland shënon edhe golin e dytë ndaj Malmos duke vulosur përfundimisht rezultatin në 0-2.