Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Katalanasit dhuruan spektakël dhe një fitore të thellë 6-0 ndaj Valencias në “Estadi Johan Cruyff”, duke treguar forcën e saj ofensive me gola të bukur dhe dominim të plotë në fushë.
SPANJE - Barcelona dhuroi spektakël dhe një fitore të thellë 6-0 ndaj Valencias në “Estadi Johan Cruyff”, duke treguar forcën e saj ofensive me gola të bukur dhe dominim të plotë në fushë. Kuqeblutë zhbllokuan rezultatin në minutën e 29-të. Ferran Torres asistoi bukur për Fermín López, i cili tregoi vendosmëri në zonë dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në cepin e portës, 1-0 për Barcelonën.
Pas pushimit, katalanasit shpërthyen me gola të njëpasnjëshëm. Në minutën e 53-të, Marcus Rashford krosoi në zonë dhe Raphinha u gjend në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat në 2-0. Vetëm pak më vonë, në minutën e 56-të, Fermín López realizoi golin e dytë personal me një predhë nga distanca që u ndal në shtyllën e majtë të portës kundërshtare, duke çuar rezultatin në 3-0.
Spektakli nuk ndalej. Në minutën e 66-të, Raphinha shënoi ‘dopietën’ e tij me një goditje të ulët dhe të saktë, duke e çuar avantazhin në 4-0.
Në minutën e 76-të, ishte radha e Robert Lewandowskit, i cili pasi mori një asist nga Dani Olmo, goditi fort drejt trekëndëshit dhe topi përfundoi në rrjetë pas një përplasjeje me shtyllën. Barcelona kryesonte 5-0. Në fund, polaku gjeti edhe golin e dytë personal. Në minutën e 86-të ai shënoi sërish, me Barcelonën e cila e mbylli sfidën me rezultat të thellë 6-0. Barcelona dhuroi futboll spektakolar, me Fermín López dhe Raphinha protagonistë absolutë, ndërsa Lewandowski vulosi një mbrëmje të paharrueshme për katalanasit.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Milani ka regjistruar fitoren e parë në “San Siro” këtë sezon, duke mposhtur Bolognan me rezultat minimal 1-0 në nd...
ELBASAN - Në një atmosferë elektrizuese në “Elbasan Arena”, Elbasani siguroi fitoren e parë ndaj Dinamos, duke i shkaktua...
ANGLI - Manchester City ka dhuruar një paraqitje spektakolare në derbin e madh të Manchesterit, duke mposhtur me rezultat bindës 3-0 rivalin...
JAPONI - Oblique Seville realizoi ëndrrën e tij duke u shpallur kampion bote në garën e 100 metrave në Tokio, me një kohë fan...
ITALI - Ylber Ramadani, mesfushor i Lecce-s, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur 4-1 ndaj Atalantës. Ja çfar&eu...
ITALI - Atalanta ka regjistruar fitoren e parë në Serie A 2025/26 nën drejtimin e Ivan Jurić, duke mundur 4-1 Lecce-n para tifozëve të ...
ANGLI - Minutat e fundit rezultuan vendimtare për Liverpoolin, i cili, pas fitores së tij të thellë ndaj Newcastle në minutë...
SERBI - Kaosit politik në Serbi me sa duket i shtohet si qershia mbi tortë ndeshja kundër Shqipërisë e vlefshme për Eliminatoret e...
ITALI - Fitorja e njëmbëdhjetë e sezonit e Marc Marquez u sigurua në Misano, duke përfituar nga vrapimi i Marco Bezzec...
SPANJE - Atmosfera në Anoeta ishte tashmë elektrike, por shpërtheu në minutën e 32-të. Mbrojtësi i Real Madridit, H...