Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Bayern nuk e harron ritin, feston titullin në sheshin kryesor të Mynihut…
Pas dy vitesh, Bayern Munich u rikthye në sheshin Marienplatz për të festuar titullin e Bundesligës këtë të diel.
19 May 2025, 11:45Nga DOSJA
GJERMANI – Kampionët bavarezë, të drejtuar nga Vincent Kompany, u shfaqën me trofeun tradicional nga ballkoni i Bashkisë së Mynihut.
Në ceremoni u bashkua edhe skuadra e femrave e Bayern, e cila fitoi titullin e tretë radhazi dhe kompletoi një dopietë historike për klubin.
Legjenda Thomas Müller, merr pjesë për herë të fundit si lojtar i Bayern përpara largimit të tij në verë. Festimet nisën në orën 12:30 me muzikë dhe pjesëmarrjen e maskotave Berni dhe Mia. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të Bayern në YouTube.
Bayern Munich e mbylli Bundesligën në vendin e parë në renditje me 82 pikë, 13 më shumë se Leverkusen e vendit të dytë. Në 34 javë kampionat, skuadra e Kompany regjistroi 25 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 humbje.