Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Boksieri shkodran fitoi me KO dhe kërkon përballjen me kampionët. Futet mes tifozëve dhe sfidon rivalin

ANGLI - Nelson Hysa vazhdon të jetë i pamposhtur! Boksieri shqiptar regjistroi një tjetër fitore bindëse në ring, duke mposhtur norvegjezin Thomas Narmo në vetëm dy raunde, në një duel mes dy peshave të rënda që hynin në këtë përballje pa asnjë humbje në karrierë.
Hysa, 41 vjeç, ishte pjesë e mbrëmjes së boksit të zhvilluar të shtunën në O2 Arena të Londrës, në kuadër të eventit ku u përballën Moses Itauma dhe Filip Hrgovic.
Shqiptarit i mjaftuan vetëm 36 sekonda në raundin e dytë për ta mbyllur duelin. Hysa goditi Narmon me një të djathtë të fuqishme mbi një tentativë të ngadaltë të norvegjezit dhe e rrëzoi përtokë.
Narmo arriti të ngrihej, por ishte dukshëm i tronditur dhe qëndronte me vështirësi në këmbë. Për këtë arsye, arbitri ndërhyri dhe ndali menjëherë përballjen, duke i dhënë fitoren Hysës. Mjekët hynë në ring për t’i dhënë ndihmën e nevojshme norvegjezit, i cili fatmirësisht u largua nga ringu në këmbët e tij.
Me këtë sukses, Nelson Hysa e çon rekordin e tij në 25 fitore dhe asnjë humbje (25-0) dhe tashmë kërkon një mundësi për të luftuar për titull.
???????????? NELSON HYSA DOES IT AGAIN!
— Kruja Chronicles (@FilteredZero) August 29, 2026
The Albanian heavyweight #6 in the world by the WBA knocked out Thomas Narmo in just 36 seconds of Round 2, defending his WBO Global title! ????
25-0, 23 KOs. What a fighter! ???????????? pic.twitter.com/Vv5VTEnT1n
Por pas fitores, situata u tensionua jashtë ringut. Hysa u përplas verbalisht me boksierin gjerman Agit Kabayel pranë vendeve të spektatorëve. Siguria ndërhyri përpara se situata të përshkallëzohej.
Kabayel deklaroi se Hysa po pretendon një përballje me të, ndërsa tha se është i gatshëm të ndeshet me shqiptarin në Gjermani.
“Le të vijë në Gjermani, jam gati. Është para e lehtë dhe një luftë e lehtë”, u shpreh Kabayel.
Nga ana tjetër, Hysa ishte i qartë në deklaratën e tij pas përballjes, duke kërkuar një tjetër emër të madh në kategorinë e peshave të rënda.
“Shkova te Kabayel sepse ai vazhdon të më shmangë. Të gjithë po largohen. Jam 25-0 dhe duhet të luftoj për titullin”, tha Hysa.
Më tej, boksieri shqiptar iu drejtua promotorëve të tij me një kërkesë të qartë: “Frank, George, më jepni një boksier të nivelit të lartë. Çfarë është kjo? Unë dua Agit Kabayel dhe të gjithë kampionët.”
Nelson Hysa kërkon tashmë hapin e madh në karrierë: një duel me emrat më të fortë të peshave të rënda dhe një mundësi për titull bote.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Gjatë gjithë karrierës së tij, ylli i Rosarios ka shënuar katër ose më shumë gola vetëm nënt&eum...
SHBA - Në stadiumin Nu, Inter Miami i dha fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore për t'u rikthyer në rrugën e fitores fal&...
ITALI - Franck Kessiè po kthehet në Itali për t'u bashkuar me ish-klubin e tij, Atalanta. Ky veprim i papritur vjen pasi negociata...
ITALI - Përveç ndonjë surprize të madhe, e cila është e pamundur në këtë pikë, negociatat midis Juven...
ITALI - AC Milan ka përfunduar nënshkrimin e katërt të merkatos së verës: Omari Hutchinson. Mesfushori sulmues i ...
ITALI - Robinho Jr. do të nënshkruajë me Genoan, për t'u transferuar në Itali nga Santos. Marrëveshja ësht&...
ANGLI - Trajneri Michael Carrick beson se Manchester United tani zotëron një mesfushë të fortë dhe të ekuilibruar, pasi shtoi Ca...
SPANJE - Superylli i Real Madridit, Jude Bellingham, i ka shprehur mirënjohjen e tij trajnerit Jose Mourinho për zhbllokimin e versionit të tij...
ANGLI - Joao Pedro vazhdoi nga aty ku e la sezonin e kaluar me një paraqitje të shkëlqyer duke udhëhequr sulmin e Bluve kundër&n...
SPANJE - Një skandal i paprecedentë politiko-sportiv ka tronditur futbollin spanjoll në orët e fundit, me Barcelonën në qend&eum...