Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Nuk ka fitues mes Liverpool dhe Manchester City, Arsenali merr kreun
Një pikë që nuk i shërben për asgjë, madje Liverpooli humbi edhe vendin e parë duke përfituar kështu Arsenali që ngjitet në krye me pikë të barabarta me Thë Reds, por gjithësesi përpara tyre.
10 March 2024, 18:47Nga DOSJA
ANGLI - Eshtë mbyllur në barazim superndeshja e javës së 28-të të Premier League mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt. Një ndeshje spektakolare ajo e zhvilluar në Anfilld por që nuk nxorri asnjë fitues mes dy prej pretendentëve për të fituar titullin e këtij viti.
Suadra e Guardiolës kaloi e para në avantazh duke befasuar vendasit që në minutën e 23-të, kur Stons finalizoi pas asistit De Brojne. Me këto shifra 0-1 u mbyllën 45 minuitat e para, pavarësisht rasteve të shumta që patën të dyja skuadrat për të shënuar.
Në të dytën reagon shumë shpejt skuadra e Klop që në minutën e 50-të, shndërron në gol një penallti me Mek Kallister. Me barazimin e shifrave vendasit patën edhe disa raste të tjera për shënim, por asnjëra nga skuadrat nuk mundi të ndryshojë rezultatin e ndeshjes duke ndarë nga një pikë që nuk i shërben për asgjë, madje Liverpooli humbi edhe vendin e parë duke përfituar kështu Arsenali që ngjitet në krye me pikë të barabarta me Thë Reds, por gjithësesi përpara tyre.