https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Përfundon pritja 40-vjeçare e Bilbaos, fiton Kupën e Mbretit!
Baskët mundën pas goditjes së penalltive Mallorcan, ndërkohë që koha e rregullt dhe shtesa përfundoi në barazim 1-1.
7 April 2024, 01:06Nga DOSJA
SPANJE - Athletic Bilbao i dha fund pritjes 40-vjeçare për të fituar Kupën e Mbretit, pasi mundi Mallorca 4-2 me penallti në finale. Dani Rodriguez i dha Mallorca-s epërsinë në minutën e 21-të.
Nico Williams ishte pika e vetme e ndritshme e Athletic Bilbaos në pjesën e parë, duke shënuar një gol të anuluar dhe gjithashtu duke goditur rrjetën anësore, ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë gjithçka barazpeshohet falë golit të Oihan Sancet.
Mbrojtja e vendosur e Mallorca-s e mbajti Athletic Bilbaon të mos shënonte sërish dhe e zvarriti lojën fillimisht në kohën shtesë dhe më pas në penallti, por rezistenca e tyre përfundimisht ishte e kotë.
Baskët shënuan të katër penalltitë e tyre, me Alex Berenguer që i dha goditjen vendimtare, ndërsa portieri i tyre Julen Agirrezabala priti një dhe pa një tjetër të humbet.