Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Uzuni gjen sërish rrugën e rrjetës, por këtë herë ishte thjesht për statistikë!
Skuadra andaluziane u mposht 2-1 nga Zaragoza në kuadër të javës së 13-të, me Uzunin që realizoi golin e fundit të takimit, gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
3 November 2024, 00:11Nga DOSJA
SPANJE - Myrto Uzuni duket se është i abonuar me golin në La Liga2, por këtë herë finalizimi i tij nuk i vlejti për asgjë Granadas.
Skuadra andaluziane u mposht 2-1 nga Zaragoza në kuadër të javës së 13-të, me Uzunin që realizoi golin e fundit të takimit, gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në fak, ishte një perlë e vërtetë nga sulmuesi kuqezi, gol që u shkon për shtat lojtarëve të mëdhenj.
Për Uzunin ky ishte goli i gjashtë në kampionat, vetëm dy më pak se kryegolashënuesi Suarez i Almerias. Forma që po shfaq Uzuni është një lajm shumë i mirë për Kombëtaren Shqiptare, që ka dy takimet vendimtare në Nations League përballë Çekisë dhe Ukrainës, në “Air Albania”.