29 October 2026, 16:42
Nga E.M

UKRAINË- Pas një sulmi me dron nga rusia në Ukrainë janë shkaktuar në total 15 viktima në qytetet Dnipro dhe Chernihiv dhe 10 të tjerë janë plagosur. Droni rus goditi një platformë të mbushur me udhëtarë në stacionin hekurudhor të Dnipros.
Mes të plagosurve është edhe një djalë 11-vjeçar, ndërsa autoritetet ukrainase raportuan viktima edhe nga një sulm raketor në qytetin e Chernihivit, ku humbën jetën dy vajza 15-vjeçare.
Sipas autoriteteve ukrainase në momentin e sulmit në Dnipro, në platformë ndodheshin pasagjerë që prisnin trenat. Kompania hekurudhore ukrainase Ukrzaliznytsia, bëri të ditur se një tren me destinacion Zaporizhzhian ndodhej në stacion kur droni goditi zonën. Sulmi shkaktoi dëme të mëdha, duke lënë trenin me xhama të thyer dhe platformën të dëmtuar rëndë.
Drejtuesi i hekurudhave ukrainase, Oleksandr Pertsovsky tha se para sulmit ishte shpallur një nivel i lartë rreziku, por pavarësisht paralajmërimit, në platformë kishte ende shumë njerëz. Kryebashkiaku i Dnipros, Borys Filatov, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi, duke theksuar se droni goditi një tren elektrik civil.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, dënoi sulmin dhe kërkoi vendosjen e sanksioneve të tjera ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara. Ai deklaroi se droni goditi një platformë ku ndodheshin trena të zakonshëm pasagjerësh dhe përsëriti kritikat ndaj lehtësimit të disa sanksioneve amerikane ndaj Moskës.
Ndërkohë në qytetin verior të Chernihivit dy vajza 15-vjeçare u vranë nga një sulm raketor rus në qendër të qytetit. Sipas autoriteteve lokale, të paktën 11 persona të tjerë u plagosën, mes tyre edhe fëmijë.
Sulmet vijnë në një kohë kur Ukraina po përballet me një rritje të goditjeve ndaj infrastrukturës hekurudhore. Sipas të dhënave të publikuara nga Ukrzaliznytsia dhe të raportuara nga AFP nga 521 lokomotiva të goditura që prej fillimit të pushtimit rus në shkallë të plotë, gati 60% janë goditur gjatë këtij viti. Sulmet ndaj objekteve hekurudhore janë rritur nga 1206 gjatë vitit 2025 në rreth 1700 deri tani këtë vit./Dosja.al
Dnipros
Bota
29 October 2026, 16:23
E.M
SHBA- Astronomët kanë identifikuar një kandidat të mundshëm për planet xhuxh në skajet e Sistemit Diellor, përtej orbit...
Bota
29 October 2026, 16:02
E.M
ITALI- Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, banuese në provincën e Raguzës, në Sicili të Italisë ësht&eum...
Bota
29 October 2026, 15:45
E.M
FINLANDË- Finlanda ka regjistruar 333 vdekje nga përdorimi i dorgës në vitin 2025. Statistikat kanë rezultuar si numri më i lart&...
Bota
29 October 2026, 15:21
E.M
INDONEZI- Një shitës ambulant në Indonezi është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të papritur...
Bota
29 October 2026, 15:12
E.M
ARMENI- Një seancë e Parlamentit të Armenisë degradoi në dhunë fizike mes deputetë ve kë të të enjte duke shk...
Bota
29 October 2026, 15:00
G.M
Flavio Bolsonaro
BRAZIL- Një operacion që përfshinte mashtrim, makina mashtruese, takime sekrete dhe një fluturim me avion privat për...
Bota
29 October 2026, 14:58
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Komisioni Evropian të enjten ftoi vendet anëtare të BE-së të aplikojnë për 21.3 miliardë...
Bota
29 October 2026, 14:40
G.M
pamje
TURQI- Një formacion shkëmbor i njohur si “oxhaku i zanave” është shembur pasditen e së enjtes në Kapadokia t&...
Bota
29 October 2026, 14:30
G.M
AFRIKA- Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik në Afrikë ka përfunduar me 1,462 arrestime dhe riku...
Bota
29 October 2026, 14:10
G.M
Christine Lagarde
EVROPA- Vendimi i Christine Lagarde për të dhënë dorëheqjen si presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) m&...