23 October 2026, 09:39
Nga E. D

TIRANË- Kaosi në Kuvend është pasqyruar edhe nga media amerikane Fox News, e cila ka publikuar momente nga përplasja mes demokratëve dhe mazhorancës në Parlament, ndërkohë që jashtë zhvillohej protesta studentore. Fox News thekson se përplasjet ndodhën teksa deputetët e opozitës tentonin të bllokonin zhvillimin e seancës parlamentare, duke mbajtur në duar fotografi të studentëve që ishin plagosur nga policia gjatë protestave të mëparshme.
“Deputetë të opozitës kanë shkulur mikrofonat nga tavolinat, kanë hedhur sende dhe janë përplasur me përfaqësues të mazhorancës”, shkruan Fox News.
Gazeta amerikane shkruan më tej se jashtë godinës së Kuvendit, grupe studentësh dhe protestuesish të tjerë ishin mbledhur në hyrjet e institucionit, në kuadër të protestave që kishin hyrë në ditën e dhjetë radhazi.
"Brenda parlamentit të Shqipërisë shpërthen kaos, ndërsa ligjvënësit e tërbuar të opozitës rrëmbejnë mikrofonat nga tavolinat, hedhin sende dhe përleshen me anëtarët e partisë në pushtet. Konfrontimi zhvillohet ndërsa anëtarët e opozitës përpiqen të bllokojnë punimet parlamentare, duke mbajtur lart foto të studentëve të plagosur nga policia gjatë protestave të mëparshme. Jashtë, turma studentësh dhe demonstruesish të tjerë mblidhen në hyrjet e ndërtesës, ndërsa protestat hyjnë në ditën e tyre të 10-të radhazi," shkruan Fox News.
Tensionet nisën në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës dhe deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Të gjitha përplasjet erdhën si pasojë e revoltës studentore. Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua.
Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin.
Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
Fox News
Aktualitet
23 October 2026, 09:12
E. D
TIRANË- Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një der&eum...
Aktualitet
23 October 2026, 09:03
E. D
Protestat e nisura prej më shumë se dhjetë ditësh nga studentët po ndikojnë në rënien e konsumit në bare dhe resto...
Aktualitet
23 October 2026, 09:02
E. D
TIRANË- Administrata Tatimore njoftoi se ka identifikuar deri tani 127 biznese të dëmtuara, me një vlerë totale dëmesh prej ...
Aktualitet
23 October 2026, 09:00
E. D
TIRANË- Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ...
Aktualitet
23 October 2026, 08:55
E.M
LEZHË- Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e a...
Aktualitet
23 October 2026, 08:19
E. D
TIRANË- Sekretariati i Etikës do të mblidhet online sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e një gr...
Aktualitet
23 October 2026, 07:35
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Pedagogët do të mblidhen sërish sot në protestë në mbështetje të studentëve, t&eu...
Aktualitet
23 October 2026, 07:30
E. D
TIRANË- Administrata Tatimore pritet të përfundojë së shpejti verifikimin e rreth 2 mijë aplikimeve për kompensimin e shpenz...
Aktualitet
23 October 2026, 07:25
E. D
TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve. Sipas kursit...
Aktualitet
23 October 2026, 07:24
E. D
Tregu i sigurimeve po shfaq një rritje të dobët gjatë këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF...