7 November 2026, 20:04
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një studim i ri shkencor ka zbuluar se disa probleme me dëgjimin mund të jenë ndër shenjat e para paralajmëruese të Alzheimerit, duke u shfaqur shumë vite përpara se sëmundja të diagnostikohet. Sipas kërkimit të publikuar në revistën shkencore “Alzheimer’s & Dementia”, personat që zhvillojnë Alzheimer me fillim të hershëm mund të përjetojnë probleme shëndetësore deri në 15 vite përpara diagnozës.
Studiuesit nga Universiteti i Oulus dhe Universiteti i Finlandës Lindore kanë evidentuar veçanërisht lidhjen mes sëmundjes dhe çrregullimeve të dëgjimit, si tinnitus (zhurma ose fishkëllima të vazhdueshme në vesh) dhe humbja e dëgjimit për shkak të dëmtimeve nervore.
Sipas rezultateve, në periudhën 6 deri në 10 vite para diagnostikimit, personat që më vonë zhvilluan Alzheimer kishin më shumë se dy herë gjasa të raportonin probleme të tilla, krahasuar me grupin e kontrollit. Ekspertët shpjegojnë se një prej arsyeve të mundshme lidhet me ndryshimet e hershme në tru, ku depozitimi i pllakave proteinike mund të dëmtojë zonat përgjegjëse për përpunimin e tingujve.
Një tjetër hipotezë është se përpjekja e vazhdueshme e trurit për të kuptuar tingujt kërkon më shumë energji, duke lënë më pak kapacitet për procese të tjera njohëse. Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto probleme nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se një person do të zhvillojë Alzheimer, por mund të përbëjnë sinjale që meritojnë vëmendje dhe studime të mëtejshme./Dosja.al
studim Alzheimeri diagnozë
Bota
7 November 2026, 18:26
E.d
Pamje
AUSTARLI- Një udhëtim i zakonshëm për peshkim është kthyer në momentin më të veçantë të je...
Bota
7 November 2026, 18:12
E.d
Elon Musk
SHBA- Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka pësuar një humbje të kushtueshme në zgjedhjet afatmesme në S...
Bota
7 November 2026, 16:16
E.d
Abdul El-Sayed
SHBA- Senatori i zgjedhur amerikan, Abdul El-Sayed, ka krijuar komitetin e tij politik të veprimit (PAC), të quajtur “Hab...
Bota
7 November 2026, 09:00
E. D
HOLANDË- Holanda ka propozuar ish-kreun e bankës së saj qendrore kombëtare, Klaas Knot, si kandidat për postin e Presidentit t&eu...
Bota
7 November 2026, 08:43
E. D
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka deklaruar se asnjë mar...
Bota
7 November 2026, 08:24
E. D
PARAGUAI- Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra dhe është vendosur në arrest shtëpiak pas...
Bota
7 November 2026, 08:09
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se emigrantët që jetojnë në Gjermani, përfshirë at...
Bota
6 November 2026, 23:00
E.d
Pamje
SHBA- Rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA kanë shkaktuar shqetësim në Izrael, ku po shtohen frikërat se marr&eu...
Bota
6 November 2026, 22:59
G.M
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore, kët&...
Bota
6 November 2026, 22:51
E.d
Pamje
PARAGUAJI- Paraguaji është përfshirë nga një krizë e thellë politike dhe financiare pas kolapsit të bankës ...