7 November 2026, 08:24
Nga E. D

PARAGUAI- Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, është shkarkuar nga detyra dhe është vendosur në arrest shtëpiak pas falimentimit të një banke dixhitale me lidhje me interesat e tij private të biznesit. Peña u arrestua të premten, pak minuta pasi ligjvënësit, përfshirë edhe nga partia e tij, votuan unanimisht për ta shkarkuar atë nga detyra për shkak të një krize në zgjerim të shkaktuar nga kolapsi i Ueno Bank në fillim të kësaj jave.
Pena kishte ofruar dorëheqjen një ditë më parë, por senatorët vendosën të mos e pranonin atë. Në vend të kësaj, ata votuan për shkarkimin e tij përmes procedurës së fajësimit, duke e akuzuar për shkelje të detyrës. Ky vendim bëri që ai të humbiste imunitetin që zakonisht gëzojnë ish-presidentët.
Presidenti i shkarkuar, i cili deri vitin e kaluar zotëronte aksione në kompaninë që kishte në pronësi bankën, ka mohuar çdo shkelje apo përfshirje të paligjshme. Kolapsi i Ueno Bank ka shkaktuar pasoja të rënda për qytetarët. Sipas raportimeve, rreth tre milionë depozitues kanë mbetur pa mundësi për të tërhequr kursimet dhe pensionet e tyre, duke nxitur protesta të shumta në vend, veçanërisht në kryeqytetin Asunción.
Akuzat që çuan në shkarkimin e Penas përfshijnë konflikt interesi, ndërhyrje në mbikëqyrjen rregullatore, devijim të fondeve të pensioneve dhe përfshirje në një përpjekje për të fshehur përgjegjësitë institucionale, ku pretendohet se është përfshirë edhe Banka Qendrore. Ndërkohë, prokurorja Silvia Margarita Gonzalez Vester bëri të ditur se Pena pritet të merret në pyetje të shtunën lidhur me akuzat për shpërdorim të besimit, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe përvetësim të fondeve./Dosja.al
santiago peña Kriza politike në Paraguai
Bota
7 November 2026, 08:09
E. D
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se emigrantët që jetojnë në Gjermani, përfshirë at...
Bota
6 November 2026, 23:00
E.d
Pamje
SHBA- Rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA kanë shkaktuar shqetësim në Izrael, ku po shtohen frikërat se marr&eu...
Bota
6 November 2026, 22:59
G.M
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore, kët&...
Bota
6 November 2026, 22:51
E.d
Pamje
PARAGUAJI- Paraguaji është përfshirë nga një krizë e thellë politike dhe financiare pas kolapsit të bankës ...
Bota
6 November 2026, 22:36
E.d
Presidenti Prabowo Subianto
INDONEZI- Një skandal përgjimesh ka përfshirë institucionet më të larta të Indonezis&eum...
Bota
6 November 2026, 22:26
E.d
Pamje
INDI- Shafrani, një nga erëzat më të shtrenjta në botë, po përballet me një krizë të thellë...
Bota
6 November 2026, 22:17
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për një valë të re sulmesh ruse ndaj Ukrain&eum...
Bota
6 November 2026, 22:11
E.d
Prona
SHBA- Një prej pronave më të veçanta historike në ishullin Guernsey është nxjerrë në shitje për 65 m...
Bota
6 November 2026, 22:02
E.d
Flávio Bolsonaro
SHBA- SHBA kthehet në bazë politike për aleatët e Bolsonaro-s, pse po largohen nga Brazili dhe si po organizojn&eu...
Bota
6 November 2026, 21:50
G.M
Cybertruck
SHBA- Tesla pritet të ndërpresë gradualisht prodhimin e automjetit elektrik Cybertruck në mesin e vitit 2027, për...