17 November 2026, 21:54
Nga E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te Kryeministria, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Këlliçi ka akuzuar policët duke i quajtur si banditë me uniformë, që marrin me dhunë vajza e djem vetëm se po protestojnë në mënyrë paqësore.
‘Edi Rama po dhunon, po merr zvarrë dhe po shoqëron qytetarët që po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrës së tij. Edhe sonte banditët në uniformë morën me forcë vajza e djem, të cilët thjesht janë grumbulluar duke ushtruar të drejtën universale të protestës paqësore!’, deklaron Këlliçi.
Deklaratë e Plotë:
Edi Rama po dhunon, po merr zvarrë dhe po shoqëron qytetarët që po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrës së tij. Edhe sonte banditët ne uniformë morën me forcë vajza e djem, të cilët thjesht janë grumbulluar duke ushtruar të drejtën universale të protestës paqësore!
Qytetarët nuk po kryejnë asnjë akt madje nuk pengojnë as rrugën pasi mblidhen në trotuar. Të vetmin mjet ata kanë thirrjet për largimin e Edi Ramës. Është kjo arsyeja pse ai po i dhunon. Partia Demokratike dënon me forcë ushtrimin e dhunës ndaj qytetareve dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të çdo forme represioni.
Kryeministri më i korruptuar në Europë nuk lejon tanimë as ushtrimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe përdor veglat e tij të dhunës në Policinë e Shtetit për të dhunuar dhe frikësuar kryen qytetarët e Tiranës. Policët dhe urdhëruesit e tyre duhet ta dinë se po bëhen pjesë e një fushate kriminale për të cilën do të mbajnë përgjegjësi.
Kur autokrati të bjerë dhe dita nuk do të jetë e largët, ata do të dalin të gjithë para drejtësisë. Do të japin llogari për çdo goditje, dhunim, përplasje, marrje me forcë e torturë që i kanë bërë të rinjve të Shqipërisë. Nga i pari tek i fundit. I bëjmë thirrje të rinjve dhe të rejave që më 28 nëntor ti dëshmojnë dhunuesit se ditët i ka të numëruara dhe ky është kilometri i fundit për narkodiktatorin! /Dosja.al
belind këlliçi
Politike
17 November 2026, 21:23
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Reform UK, Nigel Farage, për qëndrimet e tij kundër emigrantëve shqi...
Politike
17 November 2026, 18:43
E. D
Sali Berisha
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e ‘Ripërtëri...
Politike
17 November 2026, 18:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkim, përballë asaj që e ...
Politike
17 November 2026, 18:39
E. D
Sali Berisha
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet...
Politike
17 November 2026, 17:35
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Kryeministri një takim me një përfaqësi të gjerë t&eu...
Politike
17 November 2026, 17:20
E. D
Ferid Hoxha dhe Marta Kos
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Komisioneren Evropian...
Politike
17 November 2026, 16:54
G.M
Ndërtesa e Kongresit amerikan, në Uashington.
KOSOVË- Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në ...
Politike
17 November 2026, 16:19
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali...
Politike
17 November 2026, 16:11
E. D
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerë...
Politike
17 November 2026, 15:39
E.M
Klestor Veseli
HAGË- Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli nëpërmejt një postimi në Instagram ka reaguar pas vendimit të fundit...