20 November 2026, 15:56
Nga E.M

MILANO- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali pasi një 60-vjeçar goditi me thikë në shpinë një gura 43-vjeçare e cila ra pre e sulmit, ndërkohë që autori u dënua me 10 vite burg në Milano.
Ngjarja ndodhi më 3 nëntor 2025, në sheshin Gae Aulenti, ndërsa gruaja po shkonte në punë. I dënuari, Vincenzo Lanni, e sulmoi nga pas drejtuesen e kompanisë Finlombarda, duke e plagosur rëndë me një thikë me teh 23 centimetra të gjatë.
Sipas hetimeve, autori nuk e njihte viktimën dhe e kishte përzgjedhur atë rastësisht. Edhe pamjet filmike të ngjarjes ndihmuan në rindërtimin e dinamikës së sulmit. Vendimi u dha nga gjyqtarja e seancës paraprake në Gjykatën e Milanos, Chiara Valori, në përfundim të gjykimit me procedurë të shkurtuar.
Lanni u shpall fajtor për tentativë vrasjeje me rrethanën rënduese të paramendimit. Prokurorja Maria Cristina Ria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite e 2 muaj burg. Sipas mediave italiane, Lanni kishte vuajtur më parë një dënim prej 8 vitesh burg për dy tentativa vrasjeje të kryera në vitin 2015, kur kishte goditur me thikë dy pensionistë në provincën e Bergamos.
Gjatë hetimeve për ngjarjen e Milanos, ekspertiza psikiatrike konstatoi se 60-vjeçari kishte aftësi të plotë për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet e tij në momentin e sulmit, pavarësisht problemeve të tij të shëndetit mendor. Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi që pas përfundimit të dënimit Lanni t’i nënshtrohet masës së sigurisë së mbikëqyrjes për tre vite.
Ai u detyrua gjithashtu t’i paguajë viktimës 50 mijë euro si dëmshpërblim paraprak. Avokati i 43-vjeçares, Paolo Cardone, deklaroi se klientja e tij po rikuperohet, por vijon të përballet me pasojat psikologjike të sulmit.
“Ajo po merr veten, është gjallë për mrekulli, për shkak të vetëm disa centimetrave, dhe po ndjek një proces rehabilitimi psikologjik pas traumës”, u shpreh avokati.
Pas arrestimit, 60-vjeçari kishte deklaruar se synimi i tij ishte të godiste pushtetin ekonomik dhe jo të vriste dikë. Vincenzo Lanni ndodhet në burgun San Vittore në Milano.Dosja.al
Milano
Bota
20 November 2026, 15:46
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot
IZRAEL- Negociatat për formimin e qeverisë së re në Izrael kanë hyrë në një ...
Bota
20 November 2026, 15:37
G.M
Andy Burnham dhe Usrula Von der Leyen
ANGLI- Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë bërë hapa përpara drejt forcimit të m...
Bota
20 November 2026, 15:33
G.M
pamje
ESTONI- Estonia ka vendosur të mbyllë pikat kufitare me Rusinë duke filluar nga 1 dhjetori, për një periudhë filles...
Bota
20 November 2026, 15:00
G.M
BRUKSEL- Bashkimi Evropian po përgatit një qasje të re për sistemet arsimore, duke synuar përshtatjen e shkollave dhe universiteteve m...
Bota
20 November 2026, 14:54
G.M
foto ilustruese
UKRAINË- Të paktën 1,144 fëmijë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë gjatë periudhë...
Bota
20 November 2026, 14:43
G.M
Thomas Markle
SHBA- Thomas Markle, babai i Meghan Markle, është shpallur mendërisht i aftë për t'u përballur me procesin gjyq&eu...
Bota
20 November 2026, 14:40
G.M
pamje
IRAN- Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar zgjerimin e operacioneve raketore drejt zonave të reja gjeografike, duke deklaruar se vend...
Bota
20 November 2026, 14:05
G.M
Një objekt i rrënuar buzë Liqenit të Ujmanit. Korrik 2026.
Autoritetet e Kosovës kanë rrënuar dy shtëpi pranë Liq...
Bota
20 November 2026, 13:32
G.M
Jovo Bakić
SERBI- Një debat i ashpër për Kosovën ka përfshirë Parlamentin e Serbisë, ku kreu i grupit parlamentar t&...
Bota
20 November 2026, 11:12
G.M
Njerëzit strehohen në një stacion të metrosë gjatë sulmeve ruse me raketa dhe dronë në Kiev, më 20 nëntor.
R...