8 November 2026, 16:33
Nga E.M

RUSI- Rusia ka goditur ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. Presidenti Vladimir Putin ka intensifikuar këtë strategji për të dobësuar Ukrainën, ndërsa ushtria ruse ka hasur vështirësi në frontin lindor dhe javën e ardhshme priten bisedime të reja për paqen, me ndërmjetësimin e SHBA-së.
Sulmet me raketa dhe dronë kanë goditur centralet elektrike, portet, hekurudhat, fabrikat e çelikut dhe infrastrukturën e eksporteve të drithërave.
Vetëm gjatë natës së fundit, mbi 600 mijë banorë mbetën pa energji elektrike në rajonin e Dnipropetrovskut, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në Kiev, rreth 40% e ndërtesave nuk kishin ngrohje deri të shtunën.
Sipas organizatës ACLED, sulmet ruse ndaj Ukrainës janë rritur nga 3,650 në janar në 5,532 gjatë tetorit. Më shumë se 2,700 civilë ukrainas janë vrarë nga sulmet ruse gjatë vitit 2026.
John Lough, ekspert i qendrës kërkimore Neë Eurasian Strategies Centre në Londër, deklaroi se Moska po synon sistematikisht shkatërrimin e ekonomisë ukrainase.
“Putini ka arritur në përfundimin se nuk mund të fitojë në Donbas duke dërguar më shumë ushtarë. Ai ka vendosur se mënyra e vetme për ta thyer Ukrainën është të godasë ekonominë e saj”, tha Lough.
Ndërkohë, një komision i pavarur hetimor i OKB-së ka arritur në përfundimin se Rusia ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit përmes sulmeve të qëllimshme ndaj infrastrukturës civile.
Ekspertët paralajmërojnë se dimri mund të përkeqësojë krizën humanitare, ndërsa dëmtimi i sistemit energjetik dhe industrisë po rëndon gjithnjë e më shumë mbi ekonominë ukrainase./Dosja.al
RUSI
Bota
8 November 2026, 16:27
E.M
EGJIPT- Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit ka njoftuar se 4 persona janë vrarë në një aksident hekurudhor. Incidenti ...
Bota
8 November 2026, 16:22
E.d
Pamje
POLONI- Një emblemë me simbolikë të frikshme, që paraqet një skelet, një zemër të shpuar me heshtë dhe...
Bota
8 November 2026, 16:08
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër rezultatin e zgjedhjeve tc mesit të mandatit në SHBA, duke pretenduar se ...
Bota
8 November 2026, 15:51
E.d
Lule dhe qirinj të vendosur afër zonës ku ndodhën të shtënat në Krakov.
Polonia ka shpallur dy ditë zie kombëtare...
Bota
8 November 2026, 15:10
E.M
GJERMANI- Aktivistët palestinezë këtë të dielë kanë hequr flamurin gjerman dhe kanë vendosur atë palestinez pë...
Bota
8 November 2026, 15:01
E.d
Pamje
Sulmet ruse ndaj sistemit energjetik në rajonin lindor ukrainas të Dnipropetrovskut kanë lënë pa rrymë 600.000 persona, te...
Bota
8 November 2026, 14:59
G.M
RUSIA- Rusia po merr nën kontroll qindra hotele dhe prona turistike në territoret e pushtuara të Ukrainës, duke i shpallur ato zyrtarisht &...
Bota
8 November 2026, 14:53
E.M
EGJIPT- Ministria egjiptiane e Naftës dhe Burimeve Minerale në Egjipt ka njoftuar zbulimin e një rezervuari të ri të gazit natyror n&e...
Bota
8 November 2026, 14:30
G.M
Krakovi
POLONI- Detaje të reja rreth sulmit vdekjeprurës që tronditi Krakovin e Polonisë kanë dalë në dritë, pa...
Bota
8 November 2026, 14:23
E.M
SENEGAL- Një varkë që po transportonte disa emigrantë në brigjet e Senegalit është përmbysur ndërsa 21 persona kan...