10 November 2026, 10:17
Nga Elton Qyno
Urim Fiku
Ka marrë një tjetër rrjedhë ngjarja e rëndë e vrasjes së 62-vjeçarit, Urim Fikut, në fshatin Godfi të Bulqizës. Detaje të reja janë zbuluar nga gazetari Elton Qyno, i cili ka mësuar se gjatë kontrollit të mëngjesit të sotën është gjetur një armë zjarri kallashnikov me disa plumba karikatori.
Arma automatike është gjendur e fshehur në kasollen e banesës, dhe në folenë e fishekut kishte një plumb. Rikontrolli për armë është bërë pasi rreth banesës së viktimës, policia një ditë më parë kishte gjetur 3 gëzhoja automatiku, duke çuar në dyshimin se në vendin e krimit veç pistoletës ishte përdorur dhe një armë automatike. Gëzhojat tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe pritet që në ditët në vijim t’i nënshtrohen një ekspertize krahasuese balistike me armën tip pistoletë dhe kallashnikovin e sekuestruar.
Gjetja e këtyre gëzhojave në distanca të ndryshme nga njëra-tjetra ka ngritur dyshime të forta se Urim Fiku është ndjekur me vrap nga autori i krimit, i cili ka qëlluar me intensitet drejt Fikut, derisa ai është prekur nga një plumb pas shpine dhe është rrëzuar në tokë. Autori i krimit më pas dyshohet se e ka qëlluar Fikun me një sëpatë në kokë, duke i dëmtuar rëndë pjesën e kafkës.
Policia dhe prokuroria kanë kërkuar informacion nga mjekësia ligjore për të përcaktuar nëse vdekja e Urim Fikut ka ardhur nga dëmtimi i rëndë i trurit përmes goditjes me sëpatë apo si pasojë e goditjes me një plumb të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Hetuesit kanë ngritur dyshime të forta se në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe një person i tretë, që dyshohet se banon aty pranë, për të cilin po punohet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tij. Për këtë ngjarje të rëndë policia ka arrestuar djalin dhe gruan e viktimës, Sadete dhe Gazmir Fiku, të cilët janë lënë në masën e "Arrestit në burg"./ SYRI.net
Urim Fiku policia
Aktualitet
10 November 2026, 09:38
Foto ilustruse
POGRADEC- Një aksident në vendin e punës është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin ...
Aktualitet
10 November 2026, 09:07
E.d
Robert Duka
TIRANA- Robert Duka, i arrestuar së fundmi për grabitjen e dy bankave rezulton të ketë një histori të gjatë p&e...
Aktualitet
10 November 2026, 09:03
G.M
Diana Kastrati, e vrarë në vitin 2011.
Pesëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së Diana Kastratit në Prishtinë, më 10 n&eu...
Aktualitet
10 November 2026, 07:28
E.d
Grafik
Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese ësht&e...
Aktualitet
10 November 2026, 07:24
E.d
Grafik
Inflacioni ka kërcyer sërish në 3.4% në tetor, pasi ishte ngadalësuar sërish në 2.9% një muaj më parë...
Aktualitet
10 November 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria ka siguruar prej vitesh akses preferencial në tregun e Bashkimit Europian, por nuk ka arritur ta shfrytëzojë at&e...
Aktualitet
10 November 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit ...
Aktualitet
10 November 2026, 07:16
Elton Qyno
Robert Duka
Një seri përgjimesh telefonike, të ndërthurura edhe me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i makinës ...
Aktualitet
10 November 2026, 07:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthj...
Aktualitet
9 November 2026, 22:06
E.M
POCESTË- Juglindja e vendit është pushtuar me mjegullë gjatë ditës por edhe orëve të mbrëmjes, duke krijuar vë...