19 November 2026, 14:21
Nga E.M

SHBA- Ceremonia e 60-të e çmimeve Country Music Association Awards në Nashville është shndërruar si një prej ngjarjeve më të komentuara të industrisë muzikore amerikane ndërsa rikthimi i këngëtares së njohur Taylor Swift pas rreth 13 vitesh u cilësua si një nga momentet kryesore të mbrëmjes.
Ella Langley u bë protagonistja absolute e ceremonisë, duke fituar gjashtë çmime, përfshirë atë më të rëndësishmin, Artistja e Vitit. Ajo triumfoi gjithashtu në kategoritë e albumit të vitit, këngëtares femër të vitit, këngës së vitit, këngës më të mirë single dhe videos muzikore të vitit.
Kënga e saj “Choosin' Texas” mposhti edhe kandidaturën e Taylor Sëift për çmimin e këngës single të vitit. Suksesi i saj është veçanërisht i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se Langley ka vetëm pak vite që është bërë një emër i njohur në industrinë muzikore.
Në moshën 27-vjeçare, ajo arriti të marrë pothuajse të gjitha çmimet kryesore të mbrëmjes. Gjatë fjalimit pas marrjes së çmimit të fundit, ajo bëri edhe një shaka me publikun, duke thënë se në atë moment ishte lodhur edhe vetë duke e dëgjuar emrin e saj kaq shpesh.
Nga ana tjetër vëmendjen e publikut e mori edhe Taylor Swift, e cila u rikthye në ceremoninë CMA për herë të parë pas 13 vitesh. Artistja, e cila e nisi karrierën në muzikën country përpara se të shndërrohej në një prej yjeve më të mëdha të pop-it, kishte vetëm një nominim, për këngën “I Kneë It, I Kneë You”, pjesë e kolonës zanore të filmit “Toy Story 5”.
Swift performoi një kombinim të kësaj kënge me hitin e saj të vitit 2006, “Our Song”, duke rikujtuar fillimet e karrierës në muzikën country. Në skenë iu bashkua edhe Keith Urban, i cili luajti në banjo, instrument tradicional i muzikës country.
Ajo u rikthye në skenë edhe për të dorëzuar çmimin ëillie Nelson Lifetime Achievement Aëard për dyshen Brooks & Dunn. Gjatë prezantimit, Swift vlerësoi kontributin e tyre në muzikë dhe entuziazmin që vazhdojnë të tregojnë edhe pas shumë dekadash karrierë.
Ceremonia u hap me një homazh për Dolly Parton, e cila, sipas raportimit të Reuters, ndërroi jetë në gusht në moshën 80-vjeçare. Prezantuesja e mbrëmjes, Lainey ëilson, interpretoi së bashku me Vince Gill këngën e famshme “I ëill Alëays Love You”, në nderim të artistes.
Më shumë se 7 mijë anëtarë të Country Music Association morën pjesë në përzgjedhjen e fituesve. Mbrëmja shënoi një moment të rëndësishëm për Ella Langley, e cila nga një emër në ngritje është kthyer në një prej figurave kryesore të muzikës country, ndërsa rikthimi i Taylor Sëift tregoi se lidhja e saj me zhanrin ku nisi karrierën mbetet ende e fortë./Dosja.al
Taylor Swift
Art&Argëtim
19 November 2026, 07:12
E.d
Foto ilustruse
Dashi
Në dashuri, mund të lindë një bisedë që do të të afrojë më shumë me dikë. N&e...
Art&Argëtim
18 November 2026, 21:36
E.M
SHBA- Themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i kompanisë "Amazon", Jeff Bezos ka deklaruar se ishte “shumë i përfshirë” në p&eu...
Art&Argëtim
18 November 2026, 21:28
E.M
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, ka ndarë një moment emocionues nga fëmijëria e saj...
Art&Argëtim
18 November 2026, 20:50
G.M
Robert Pattinson
ANGLI- Aktori britanik Robert Pattinson është përzgjedhur për të interpretuar agjentin e famshëm 007, du...
Art&Argëtim
18 November 2026, 20:42
E.M
SHBA- Aktori i mirënjohur, Leonardo DiCaprio, në kuadër të 52- vjetorit të tij ka realizuar një festë me dhjetëra perso...
Art&Argëtim
18 November 2026, 18:53
E.M
SHBA- Aktorja e njohur amerikane, Anne Hathaway, është bërë nënë për herë të tretë. Lajmi është b&e...
Art&Argëtim
18 November 2026, 17:54
E.M
SPANJË- Gjykata Kombëtare e Spanjës ka nisur hetime të reja ndaj këngëtarit të njohur Julio Iglesias, pas akuzave të dy...
Art&Argëtim
18 November 2026, 17:00
G.M
Madonna
SHBA- Madonna ka shënuar një rikthim të rëndësishëm në çmimet Grammy 2027, duke siguruar katër n...
Art&Argëtim
18 November 2026, 16:53
G.M
Tom Holland dhe Zendaya,
ANGLI- Çifti i njohur i aktorëve, Tom Holland dhe Zendaya, kanë investuar në një rezidencë luk...
Art&Argëtim
18 November 2026, 15:13
E.M
ANGLI- Një prej figurave më të njohura të futbollit botëror, David Beckham, ka nisur një betejë ligjore kundër kompanis...