Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas organit të akuzës, të ardhurat nga prostitucioni ndaheshin përgjysmë mes dy personave.
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar në total 21 vite burg për dy persona, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se dy të pandehurit kanë shfrytëzuar për prostitucion një grua duke organizuar aktivitetin e saj dhe duke përfituar financiarisht nga të ardhurat e siguruara. Nga deklarimet e viktimës ka rezultuar se ajo ushtronte prostitucion në zonën e Urës Vajgurore, në Berat.
Sipas organit të akuzës, të ardhurat nga prostitucioni ndaheshin përgjysmë mes dy personave. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se dy të pandehurit dyshohet se kanë tentuar ta dërgonin shtetasen në Greqi për ta shfrytëzuar atje, duke kërkuar në këmbim nga 500 euro në muaj secili.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat kërkon dënimin me 12 vite burg për R.L. dhe 9 vite burg për E.V., për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.
Njoftimi
Prokuroria e Beratit ka kërkuar në total 21 vite burg për dy shtetasit me inicialet R.L. dhe E.V., të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Në përfundim të hetimeve për procedimin penal të vitit 2025, organi i akuzës kërkon 12 vite burg për R.L. dhe 9 vite për E.V.
Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se dy të pandehurit kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen Y.Sh., duke organizuar aktivitetin e saj dhe duke përfituar financiarisht nga të ardhurat e siguruara. Nga deklarimet e viktimës ka rezultuar se ajo ushtronte prostitucion në zonën e Urës Vajgurore, në Berat. Bashkëjetuesi i saj, R.L., kishte dijeni për këtë aktivitet dhe, sipas hetimeve, merrte paratë që ajo fitonte kur kthehej në banesën ku jetonin së bashku. Ndërkohë, klientët dyshohet se siguroheshin nga E.V., i cili kishte në pronësi një klub ku shtetasja punonte e kamufluar si valltare.
Sipas organit të akuzës, të ardhurat nga prostitucioni ndaheshin përgjysmë mes R.L. dhe mikut të tij, E.V. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se dy të pandehurit dyshohet se kanë tentuar ta dërgonin shtetasen në Greqi për ta shfrytëzuar atje, duke kërkuar në këmbim nga 500 euro në muaj secili.
Gjatë hetimeve, R.L. ka pranuar se e kishte shtyrë bashkëjetuesen e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Ai ka deklaruar gjithashtu se, në disa raste, e kishte ndihmuar për të gjetur klientë që paguanin për marrëdhënie seksuale.
Prokuroria vlerëson se R.L. ka pasur rol organizues në këtë veprimtari, duke siguruar klientët, përcaktuar vendet ku do të ushtrohej prostitucioni dhe çmimet që do të paguanin klientët, si dhe duke përfituar materialisht nga të ardhurat.
Ndërsa E.V. dyshohet se ka luajtur rolin e ndihmësit, duke e marrë shtetasen Y.Sh. në ambientet e klubit të tij, në marrëveshje me bashkëjetuesin e saj, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion dhe përfitimin financiar.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat kërkon dënimin me 12 vite burg për R.L. dhe 9 vite burg për E.V., për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANA- Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të pezullojë efektet e vendimit për bojkotin e avokatëve, të mirat...
Eugert Sino TIRANA- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Eugert Sinon, i akuzuar si drejtues dhe financues i një grupi të st...
Shqiptarët ANGLI- Gjashtë persona janë dënuar nga Gjykata e Kurorës në Oksford, në Britaninë e Madhe, pas një...
pamje TIRANË- Protestat studentore në Tiranë po vijojnë prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk kanë munguar as p&...
pamje TIRANË- Studentët kanë vijuar marshimin drejt fakultetit të Ekonomisë, pas grumbullimit para ministrisë së Arsimit. D...
Pamje TIRANA- Studentët e Mjekësisë kanë nisur marshimi drejt Kryeministrisë, dukë lënë kështu Ministrin&eu...
Lush Susaj TIRANË- Profesori Lush Susaj, i cili u është bashkuar çdo ditë protestave të studentëve, u shpre...
Foto ilustruse TIRANA- Qeveria po shqyrton heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës dhe benzinës, një ndryshim ...
Një shirit i Policisë së Kosovës i vendosur pranë vendit ku u gjetën varreza masive në Kalludër të Zubin Potokut. ...
Pamje TIRANA- Gazeta austriake “Die Presse”, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me prot...