14 October 2026, 09:49
Nga e,d
Foto e njërit prej hajdutëve të veshur si policë
ELBASAN- Policia ka identifikuar 3 autorë të dyshuar të vjedhjes me armë, e cila ndodhi disa ditë më parë në Elbasan. Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.
Këta shtetas dyshohet se, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 12.10.2026, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë në një banesë, në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një mjet prerës dhe një fenelinë.
Njoftimi i policisë
Elbasan/Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 12.10.2026, në lagjen “5 Maji”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorë të dyshuar të vjedhjes me armë. Vihet në hetim pronari i automjetit që braktisën autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, si rezultat i punës hetimore, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi. Këta shtetas dyshohet se, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 12.10.2026, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë në një banesë, në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit që braktisën autorët. Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një mjet prerës (thikë) dhe një fenelinë.
Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast kriminal dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
elbasan
Aktualitet
14 October 2026, 09:40
e,d
Pamje
SHKODRA- Një konflikt i hershëm mes dy të rinjve, të cilët dikur kishin qenë miq të afërt ka përfunduar n&e...
Aktualitet
14 October 2026, 09:26
E.d
Pamja
TIRANA- Rrjeti SafeJournalists ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë protestës së djeshme të zhvilluar n&...
Aktualitet
14 October 2026, 09:10
e,d
Pamja
TIRANA- Policia ka arrestuar 13 persona, të cilët morën pjesë në protestën e djeshme e cila u zhvillua fillimisht para Min...
Aktualitet
14 October 2026, 09:03
e,d
Foto ilustruse
TIRANA- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Përmes ...
Aktualitet
14 October 2026, 08:37
e,d
Pamje
Protesta studentore e së martës, e cila u shoqërua me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit...
Aktualitet
14 October 2026, 08:33
e,d
Pamje
SHKOZA- Një apartament në pallatet e banesave sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët gjatë...
Aktualitet
14 October 2026, 08:21
e,d
Pamje
TIRANA- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka raportuar për protestën e studentëve të zhvilluar dje në Ti...
Aktualitet
14 October 2026, 07:43
e,d
Pamje
Qindra studentë u mblodhën të enjten (13.10.) përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentët u shpreh&e...
Aktualitet
14 October 2026, 07:31
e,d
Pamje
TIRANA- Pamje të reja janë publikuar nga protesta e djeshme e zhvilluar nga studentët në Tiranë. Pamjet që po shihni i p&e...
Aktualitet
14 October 2026, 07:22
e,d
Pamje
Shqipëria ende ka nivelin më të lartë të varfërisë në shkallë europiane, teksa qeveria shqiptare ka shmangu...