Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Të ikë Edi Rama sa më parë, ta marrë brezi i ri këtë shtet"/ Shpërthen e moshuara te Medreseja: Na trembën, jemi me probleme shëndeti (VIDEO)
Ajo ka treguar frikën që kanë përjetuar banorët nga gazi dhe ndërhyrja e forcave të rendit në zonën e banuar.
19 October 2026, 19:31Nga E.d
E moshuara
TIRANA- Ndërhyrja e policisë në zonën e Medresesë në Tiranë ka shkaktuar shqetësim edhe te banorët e lagjes, mes tyre të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore. Një prej tyre, një grua e moshuar, ka reaguar e revoltuar gjatë një prononcimi për mediat.
Ajo ka treguar frikën që kanë përjetuar banorët nga gazi dhe ndërhyrja e forcave të rendit në zonën e banuar. Në fund, ajo kërkoi largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.
Banorja:Turp! Na terrorizojnë në lagje! Na trembën, jemi me probleme shëndeti. Do t’i vendosni flakën Shqipërisë me polici?! Sa herë kemi dalë u kemi thënë ‘mos!’. Po vdiq rinia, do të vdesim dhe ne. Turp, turp!
Të ikë Edi Rama sa më parë, të ikë Sali Berisha! Të rrojë rinia rehat, ta marrë brezi i ri këtë shtet! Duke dëgjuar këtë budallenjtë në televizor… i kanë bërë punët monopol, punojnë vetëm deputetët dhe japin firmat vetëm ata! Unë jam një punëtore, kam 35 vite në shtypshkronjë dhe nuk më lënë të punoj më!./Dosja.al