29 October 2026, 13:55
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Partia Socialiste ka kërkuar pas seancës së sotme plenare përjashtimin me 10 ditë të liderit të opozitës Sali Berisha nga punimet e Kuvendit. Gjithashtu është kërkuar edhe përjashtimi i gjashtë deputetëve, Bledion Nallbati, Ivi Kaso, Xhelal Mziu, Klodiana Çapja, Albana Vokshi dhe Blendi Himçi.
Në lidhje me këtë, deputetët e Partisë Socialiste i janë drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën me kërkesën për masa disiplinore ndaj Berishës dhe gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës. Duke marrë shkas nga kaosi dhe tensionet e krijuara ditën e sotme gjatë seancës plenare është kërkuar nga ana e deputetëve socialistë përjashtimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për 10 ditë, si dhe i gjashtë deputetëve të tjerë të opozitës për 60 ditë.
Në kërkesën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pretendohet se deputetët e PD-së penguan që në nisje zhvillimin normal të punimeve parlamentare, duke bllokuar foltoren dhe duke krijuar tensione gjatë seancës.
Sipas kërkesës së paraqitur, masat disiplinore të propozuara janë:
Sali Berisha: përjashtim për 10 ditë.
Bledion Nallbati: përjashtim për 60 ditë.
Ivi Kaso: përjashtim për 60 ditë.
Blendi Himçi: përjashtim për 60 ditë.
Xhelal Mziu: përjashtim për 60 ditë.
Albana Vokshi: përjashtim për 60 ditë.
Klodiana Çapja: përjashtim për 60 ditë.
Kërkesa mbështetet në nenet 63 dhe 65/1 të Rregullores së Kuvendit, si dhe në nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit. Masa e propozuar ndaj Berishës lidhet me gjuhën e përdorur gjatë seancës, ndërsa për gjashtë deputetët e tjerë kërkohet përjashtim për 60 ditë për veprimet që u atribuohen në dokument./Dosja.al
opozita sali berisha kuvendi
Politike
29 October 2026, 13:45
E.d
Bledi Çuçi
TIRANA- Deputeti socialist, Bledi Çuçi ka refuzuar t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur kër...
Politike
29 October 2026, 13:34
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Debatet për bojkotin e avokatëve kanë sjellë sërish tensione në Gjykatën e Posaçme, gjatë sea...
Politike
29 October 2026, 13:11
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur pwr transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Dur...
Politike
29 October 2026, 13:01
E.d
Foto ilustruse
Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste. Sipas burimeve të gazetarit të T...
Politike
29 October 2026, 12:22
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka deklaruar se seanca e zhvilluar ditën e sotme në Kuvend ishte një s...
Politike
29 October 2026, 12:05
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka akuzuar mazhorancën socialiste se po miraton me shpejtë...
Politike
29 October 2026, 11:33
I.A
TIRANË- Disa deputetë të Partisë Demokratike janë paraqitur në seancën plenare me njërin sy të fashuar, në sh...
Politike
29 October 2026, 11:32
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga tensionet, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur...
Politike
29 October 2026, 11:27
e.d
Pamje
TIRANA- Kuvendi ka miratuar me 84 vota pro projektligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, pas debateve dhe përplasjeve të for...
Politike
29 October 2026, 11:13
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit ka rinisur me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë brenda sallës ...