29 October 2026, 13:11
Nga E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur pwr transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit dhe për lajmet mbi një përplasje mes Bledi Çuçit dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Pas përfundimit të seancës plenare, Balla deklaroi se diskutimet që zhvillohen në mbledhjet e grupit parlamentar janë të brendshme dhe nuk bëhen publike. Ai theksoi gjithashtu se rasti i Veliajt nuk lidhet drejtpërdrejt me ministrin e Drejtësisë.
Sipas Ballës, çdo ankesë që lidhet me trajtimin e personave në institucionet e vuajtjes së dënimit duhet të shqyrtohet nga institucionet përgjegjëse. Ai u shpreh se edhe çështja e transferimit të Veliajt do t'i nënshtrohet verifikimit nga Avokati i Popullit, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Balla bëri të ditur se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar ka kërkuar që çështjet që lidhen me respektimin e të drejtave të personave të paraburgosur të përfshihen në procesin e mbikëqyrjes institucionale. Ai u ndal edhe te buxheti i ri, duke e cilësuar atë si buxhetin e parë që kalon vlerën e 10 miliardë eurove, ndërsa përmendi masat sociale dhe uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë
Taulant Balla: Përtej dhunës zhurmës agjenda europiane nuk ndërpritet. Sot momenti i rëndësishëm se në pikën e parë u miratuar dhe kalendari i shqyrtimit të buxhetit. Shqiptarët morën lajmin e parë se kemi buxhetin e parë mbi 10 mld euro. Buxhet me karakter social. Edhe paketa fiskale që ul tvsh e ushqimeve bazë.
Ulja nga 20% në 6% është diçka që dikush do thoshte nuk e kemi bërë më parë. Nuk kanë qenë kushtet, sot po e bëjmë. Biem dakord se edhe opozita duhet të marrë pjesë në votim për të votuar këto çështje, dyfishimin rritjes së pensionit siç kemi premtuar vitin e kaluar. Grupi i PS përbëhet nga 82 anëtarë dhe 82 e grupit PS janë gjithmonë aty për të votuar dhe për të mbështetur këto reforma.
Në çdo mbledhje të grupit parlamentar çdo deputet kërkohet prej meje të ngrejë tematika të caktuara. Janë tematika në mbledhje të mbyllur grupi dhe nuk janë për publikun.
E para që lidhur me këtë çështje, jo për shokun tim Erion Veliaj apo për këdo tjetër e kam thënë edhe për persona të tjerë. Kushdo që më ka dërguar një ankesë lidhur me një çështje të trajtimit, nuk e fsheh. Edhe nga ish presidenti Ilir Meta në rrugë komunikimi kam marrë ankesa për trajtimin dhe padyshim që ia kam kaluar ministrave të drejtësisë. Rasti në fjalë nuk lidhet me ministrin Gogu.
Kam besim që edhe çështja në fjalë do verifikohet. Jo vetëm nga avokati i Popullit, ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm. Madje sot në grupin parlamentar kam kërkuar edhe komisionin për mbikëqyrjen në një program pune që ka ky institucion. Që dje ka qenë në një nga institucionet e paraburgimit, siç është rasti i 313 dhe duhet që çështjet që lidhen me respektimin e të drejtave të trajtimit të paraburgosurve të trajtohet në kuadër të procesit që Shqipëria është në integrimin drejt Bashkimit Europian./Dosja.al
Taulant Balla
Politike
29 October 2026, 13:01
E.d
Foto ilustruse
Transferimi i Erion Veliajt në Fier ka shkaktuar përplasje brenda Partisë Socialiste. Sipas burimeve të gazetarit të T...
Politike
29 October 2026, 12:22
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka deklaruar se seanca e zhvilluar ditën e sotme në Kuvend ishte një s...
Politike
29 October 2026, 12:05
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka akuzuar mazhorancën socialiste se po miraton me shpejtë...
Politike
29 October 2026, 11:33
I.A
TIRANË- Disa deputetë të Partisë Demokratike janë paraqitur në seancën plenare me njërin sy të fashuar, në sh...
Politike
29 October 2026, 11:32
E.d
Pamje
TIRANA- Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga tensionet, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur...
Politike
29 October 2026, 11:27
e.d
Pamje
TIRANA- Kuvendi ka miratuar me 84 vota pro projektligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, pas debateve dhe përplasjeve të for...
Politike
29 October 2026, 11:13
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit ka rinisur me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë brenda sallës ...
Politike
29 October 2026, 11:09
E.d
Pamje
TIRANA- Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza në adresë të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla se ka urdhëru...
Politike
29 October 2026, 11:09
I.A
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është përfshirë nga tensionet, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe deputetët ...
Politike
29 October 2026, 11:03
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Beisha ka folur për protestën studentore e cila po zhvillohet në Tiranë prej më shum...