Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ish-drejtuesi i Milanit kundërshton organin e ngritur për shqyrtimin e kandidaturave për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit. Në qendër të konfliktit është firma e dyfishtë e Genoas, e cila mund të ndikojë në vlefshmërinë e kandidaturës së Malagòs.
ITALI - Adriano Galliani ka depozituar një apel në Gjykatën Federale Kombëtare të FIGC-së, duke kërkuar pezullimin e komisionit të ngritur nga komisioneri Giovanni Malagò për verifikimin e kandidaturave në zgjedhjet për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit.
Lajmi bëhet i ditur nga ANSA, e cila ka shqyrtuar dokumentin 14-faqësh të nënshkruar nga avokati Filippo Lattanzi. Një nga argumentet kryesore të apelit lidhet me qëndrimin e Genoas, e cila fillimisht kishte firmosur në mbështetje të kandidaturës së Gallianit, por më pas kishte shprehur mbështetjen për Malagò-n përmes një emaili të certifikuar, duke revokuar firmën e mëparshme.
Kjo çështje mund të jetë vendimtare për vlefshmërinë e kandidaturës së Malagò-s. Nëse firma e Genoas nuk do të llogaritet në favor të tij, kandidati do të mbetej pa një nga 11 firmat e klubeve të Serie A që kërkohen për pranimin në garë.
Nga ana tjetër, burime federale sqarojnë se komisioni nuk zëvendëson Sekretarin e Përgjithshëm, Marco Brunelli, i cili mbetet autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit. Komisioni, i krijuar më 2 nëntor dhe i koordinuar nga gjenerali Parrinello, synon të garantojë mbikëqyrjen e procedurës, në një kohë kur edhe CONI kishte evidentuar mungesën e stafit dhe të mekanizmave të kontrollit.
Në dokumentin e paraqitur në gjykatë, Galliani kundërshton kompetencat e këtij komisioni, duke argumentuar se verifikimi i kandidaturave duhet t'i besohet organit të përcaktuar nga statuti dhe rregulloret zgjedhore, konkretisht Sekretarit të Përgjithshëm.
Apeli kërkon ndërhyrje të shpejtë, pasi lista e kandidatëve duhet të publikohet deri më 14 nëntor, ndërsa zgjedhjet janë planifikuar për 14 dhjetor.
Sipas argumentimit të avokatit Lattanzi, vazhdimi i procesit me një organ që konsiderohet jokompetent mund të cenojë vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe të hapë rrugën për një tjetër betejë ligjore në futbollin italian. Ai paralajmëron se dëmi për kandidatin dhe për vetë sistemin federativ nuk do të mund të riparohej pas përfundimit të procesit.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Pau Cubarsí është fituesi i çmimit “Golden Boy” 2026, trofeut prestigjioz që Tuttosport i akordon futbollistit ...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, nda...
ITALI - Roberto Mancini beson se Italia ka mundësi të sigurojë një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, por pranon ...
Trajneri Alberto Aquilani ITALI - Mandati i Alberto Aquilanit si trajner i Sassuolos ka mbaruar tashmë. Klubi emilian ka njoftuar shkarkimin e trajneri...
TIRANE - Drejtoria Teknike e FSHF-së ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiore, d...
ANGLI - Erling Haaland është një fenomen jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në botën e marketingut. Sulmuesi i Ma...
PORTUGALI - Kombëtarja e Portugalisë ka pësuar ndryshime të tjera në prag të ndeshjeve të nëntorit. Federata Portugeze e...
ITALI - Ruben Amorim kërkon të ndërtojë një Milan që nuk e pranon humbjen dhe që e trajton çdo ndeshje me të nj&e...
Njëmbëdhjetëshja e Real Madridit që mposhti Valencian (3-0) përfshinte katër nga lojtarët e rinj që rritën pagat e...
SPANJE - José Mourinho ka përjetuar një muaj fantastik në krye të Real Madridit. Trajneri portugez ka gjetur formulën e suksesit...