LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafik droge në Spanjë e Greqi/ Sekuestrohen 12 pasuri të paluajtshme dhe dy automjete të Donald Lavdarit, në shënjestër të OFL-së që në vitin 2020

Prokuroria e Beratit ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme dhe dy automjete Mercedes-Benz të Donald Lavdarit dhe familjarëve të tij, nën dyshimin se janë përfituar nga të ardhurat e trafikimit të lëndëve narkotike në Spanjë dhe Greqi

21 November 2026, 13:28 Nga E.M

Trafik droge në Spanjë e Greqi/ Sekuestrohen 12 pasuri të

BERAT- Prokuroria e Beratit ka sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme dhe dy automjete Mercedes-Benz të Donald Lavdarit dhe familjarëve të tij, nën dyshimin se janë përfituar nga të ardhurat e trafikimit të lëndëve narkotike në Spanjë dhe Greqi. Lavdari ishte një nga personat të cilëve Operacioni Forca e Ligjit (OFL) u kërkoi të justifikonin burimet e pasurisë në shkurt të vitit 2020. 

Mes pasurive të sekuestruara është një apartament me sipërfaqe 66 metra katrorë në Skrapar, 11 zëra të tjerë pasurish të paluajtshme, si dhe dy automjete Mercedes-Benz, njëri prej tyre i modelit E270 CDI. Prokuroria nuk specifikon llojin e të gjitha pronave, ndërsa disa regjistrime mund t’i referohen së njëjtës pasuri.  

Sekuestrimi është kryer me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, në kuadër të hetimeve për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.   

Sipas njoftimit zyrtar, Lavdari është hetuar dhe dënuar nga autoritetet e drejtësisë në Spanjë dhe Greqi për trafikim të lëndëve narkotike. Ai ndodhet në Spanjë që prej vitit 2017, ku, sipas informacioneve të Prokurorisë, rezulton i ndaluar nga autoritetet spanjolle për këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet e nisura në vitin 2018, Prokuroria dyshon se të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal janë investuar në Shqipëri, kryesisht në qytetin e Poliçanit, ku Lavdari ka vendbanimin.

Sipas organit të akuzës, investimet përfshijnë blerjen e dyqaneve, apartamenteve për vete dhe familjarët, si dhe automjeteve të markave të ndryshme. Lavdari disponon gjithashtu aktivitete private në fushën e tregtisë ushqimore, bar-kafeve dhe ushqimit të shpejtë.

Donald Lavdari kishte qenë në shënjestër të Operacionit Forca e Ligjit edhe më 1 qershor 2020, kur OFL i kërkoi të justifikonte burimet e pasurisë së tij. Në atë kohë, OFL e identifikonte Lavdarin si banues në Poliçan dhe në ndjekje gjyqësore nga autoritetet spanjolle për veprën penale të përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Lavdari ishte një nga katër personat të cilëve OFL u kërkoi të justifikonin pasuritë, së bashku me Myrteza Toton, Edison Begën dhe Aleks Priftin. Sipas njoftimit të asaj kohe, ata kishin detyrimin t’u përgjigjeshin me shkrim brenda 48 orësh pyetjeve të OFL-së, ndërsa përgjigjet do t’i dërgoheshin SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Analiza financiare e kryer nga Prokuroria e Beratit për periudhën 2005–2016 ka rezultuar se të ardhurat dhe burimet financiare të dokumentuara të Lavdarit dhe familjarëve të tij nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet dhe investimet e evidentuara./Dosja.al 

Berat

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin