LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafikonte drogë dhe armë lufte/ Zbardhet e kaluara kriminale e shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, kush ishte Luka Beqiraj?

 Ai kishte një të kaluar kriminale të karakterizuar nga përfshirja në organizata mafioze italo-shqiptare, të angazhuara në trafikun e armëve dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

12 November 2026, 10:49 Nga E.d
Trafikonte drogë dhe armë lufte/ Zbardhet e kaluara kriminale e
Luka Beqiraj

SPANJA- Gazetar spanjolle "El Espanol" i ka kushtuar një artikull shqiptarit i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Spanjë, ndërsa ka folur edhe për të shkuarën e tij kriminale. Viktima është identifikuar si Luka Beqiraj, 39 vjeç me origjinë nga Vlora, por nihej ndyshe me nofkën Kriols. Ai kishte një të kaluar kriminale të karakterizuar nga përfshirja në organizata mafioze italo-shqiptare, të angazhuara në trafikun e armëve dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Garda Civile po vijon kërkimet për autorin e vrasjes, i cili e qëlloi viktimën në gjakftohtësi dhe më pas dyshohet se u largua me shpejtësi nga zona e krimit, në lagjen Playa Flamenca. Deri më tani, të gjitha pistat mbeten të hapura, megjithëse dyshohet se mund të bëhet fjalë për një larje hesapesh për shkak të borxheve që Luka mund të kishte nga e kaluara e tij kriminale.

Në të kaluarën, ai kishte pasur lidhje me grupe të rrezikshme italo-shqiptare të trafikut të drogës. Këto lidhje çuan në arrestimin e tij dhe dërgimin në burg.  Ai ka lindur në vitin 1987 në qytetin shqiptar të Vlorës dhe përpara se të përfshihej në rrjetin kriminal duke dërguar armë dhe municione nga vendi i tij, ishte arrestuar edhe në vitin 2016 për një sulm të dhunshëm ndaj një personi tjetër, të cilin e kishte plagosur rëndë, sipas raportimeve të medieve shqiptare në atë kohë.

Tre vjet më vonë, në vitin 2019, ai u arrestua gjatë operacionit të madh policor “Flores de Primavera” (Lulet e Pranverës), të zhvilluar nga Policia Financiare italiane. Në operacion morën pjesë më shumë se 100 efektivë dhe ai përfundoi me 27 të arrestuar, pas dy vitesh hetimesh. Të gjithë akuzoheshin për trafik ndërkombëtar droge, si dhe për posedim dhe futje në Itali të armëve dhe municioneve të luftës.

Mes 21 shqiptarëve të arrestuar figuron edhe emri i Luka Beqirajt, së bashku me një fotografi të tij të realizuar gjatë procedurave të identifikimit policor. Klani i rrezikshëm, pjesë e të cilit ai ishte, kishte baza operative në provincën e Leçes dhe degëzime në rajone të tjera italiane me aktivitet të lartë mafioz, si Kalabria, Toskana, Emilia-Romanja, Sicilia, Liguria dhe Lombardia.

Strehë në Costa Blanca

Costa Blanca është shndërruar gjatë dekadave të fundit në një vend ideal për të fshehur një të kaluar kriminale. Vrasës, rrëmbyes, trafikantë droge dhe hajdutë jetojnë në këtë provincë, të favorizuar nga lidhjet e mira të transportit, afërsia me korridorin mesdhetar, prania e aeroporteve dhe porteve turistike, si dhe fluksi i madh i turistëve që hyjnë dhe dalin nga rajoni.

Ata kërkojnë vende ku kanë tashmë një mbështetje logjistike dhe një komunitet të përbërë nga bashkëkombës ose bashkëpunëtorë të lidhur me organizatat e tyre kriminale. Megjithatë, kjo nuk i mbron nga grupet rivale, të cilat e kanë kthyer larjen e hesapeve në metodën e tyre kryesore për të shënuar dhe kontrolluar territoret.

Më parë, klanet përdornin armë të ftohta, pistoleta ose armë gjahu për qëllime kërcënuese dhe frikësuese. Por situata ka ndryshuar me ardhjen e mafieve të përbëra nga shtetas gjeorgjianë, shqiptarë, serbë dhe rusë, shumë prej të cilëve kanë formim dhe përvojë ushtarake ose policore në vendet e tyre të origjinës. Një nga zonat e nxehta ku zhvillohet kjo përplasje në hartën e krimit është Orihuela Costa, ku Garda Civile vijon operacionin për kërkimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së Luka Beqirajt./Dosja.al

Luka Beqiraj droge policia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin