LIVE UPDATES
Aktualitet

Tronditet Brukseli/ Ekzekutohet shqiptari pranë Parlamentit Europian, disa orë më vonë vritet polici belg, dyshohet se autorët janë të njëjtët

 Viktima nuk kishte precedentë penalë në Belgjikë.

12 November 2026, 10:04 Nga E.d
Tronditet Brukseli/ Ekzekutohet shqiptari pranë Parlamentit Europian, disa
Pamje

BELGJIKA- Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel, ndërsa personat që dyshohet se qëndrojnë pas vrasjes së tij akuzohen edhe për ekzekutimin e një efektivi të policisë belge, vetëm disa orë më vonë. Bëhet fjalë për policin 41-vjeçar Nordine El Talbi, i cili u qëllua për vdekje gjatë natës mes 12 dhe 13 tetorit, në komunën Jette të kryeqytetit belg.

Sipas gazetës belge “De Standaard”, hetuesit kanë arritur në përfundimin se të dyja vrasjet mund të jenë kryer nga të njëjtët persona. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë ndihmuar në avancimin e hetimeve dhe në krijimin e një panorame më të qartë mbi lëvizjet e autorëve para dhe pas atentateve. Ngjarja e parë ndodhi të hënën, më 12 tetor, rreth orës 17:50, në rrugën Wiertz, në komunën Ixelles, në afërsi të Parlamentit Evropian. Shtetasi shqiptar u qëllua me armë zjarri në hollin e një pallati banimi, në një zonë të frekuentuar të Brukselit.

Autorët e qëlluan viktimën me shtatë ose tetë plumba pistolete në gjoks. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, shqiptari ndërroi jetë në vendngjarje. Pas atentatit, tre ose katër persona u larguan me shpejtësi. Viktima nuk kishte precedentë penalë në Belgjikë. Megjithatë, mënyra e ekzekutimit ka ngritur dyshime se bëhej fjalë për një atentat të mirëorganizuar, që mund të lidhet me larje hesapesh në botën e trafikut të drogës.

Fillimisht, Prokuroria e Brukselit deklaroi se nuk kishte të dhëna që të lidhnin vrasjen e shqiptarit me atë të policit belg. Por, me avancimin e hetimeve dhe analizimin e pamjeve filmike, hetuesit kanë krijuar bindjen se pas të dyja ngjarjeve qëndrojnë të njëjtët persona.

Disa orë pas vrasjes së shqiptarit, ekzekutohet polici belg

Vetëm disa orë pas atentatit në Ixelles, efektivi i policisë Nordine El Talbi dhe kolegët e tij të njësisë kundër grabitjeve po ndiqnin gjurmët e një automjeti tip Volkswagen T-Cross, i cili ishte grabitur me dhunë më herët gjatë mbrëmjes në Tubize. Rreth mesnatës, policët konstatuan automjetin e parkuar përgjatë bulevardit Carton de Wiart, në komunën Jette. Kur El Talbi iu afrua në këmbë për të kontrolluar situatën, personat që ndodheshin brenda makinës hapën zjarr ndaj tij.

Një prej plumbave e goditi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas prokurorit të Brukselit, Julien Moinil, në automjet ndodheshin pesë persona dhe njëri prej tyre qëlloi plumbin fatal. Pas sulmit, autorët braktisën automjetin dhe lanë në trotuar, pranë tij, tre armë zjarri. Më pas u larguan në këmbë, duke lënë pas një ngjarje të rëndë që tronditi policinë dhe opinionin publik belg.

Pas dy vrasjeve, personat e dyshuar u larguan jashtë Belgjikës, por autoritetet arritën të identifikonin dhe lokalizonin disa prej tyre në vende të tjera europiane. Më pak se një javë pas ngjarjeve, tre prej të dyshuarve u arrestuan në Almería të Spanjës. Sipas raportimeve, ata dyshohet se po udhëtonin në drejtim të Marokut. Një tjetër person u arrestua në një stacion treni në Paris të Francës.

Njëri prej katër të arrestuarve është i mitur. Të gjithë janë dorëzuar më pas te autoritetet belge, ku do të përballen me procedurat përkatëse ligjore. Ndërkohë, menjëherë pas të shtënave, policia kishte arrestuar në Bruksel edhe dy persona të tjerë të dyshuar. Dhoma e Këshillit vendosi lirimin e njërit prej tyre, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme, ndërsa personi tjetër vijon të mbahet në paraburgim.

Të dyshuarit njihen për lidhje me trafikun e drogës

Sipas raportimit të mediave belge, të gjithë personat e dyshuar janë banorë të Brukselit dhe njihen nga autoritetet për lidhjet e tyre të dyshuara me botën e trafikut të drogës. Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar gjithashtu një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike brenda automjetit Volkswagen T-Cross, i cili ishte grabitur në Tubize dhe më pas ishte përdorur nga autorët në momentin e përplasjes me policinë.

Megjithatë, motivet e sakta të dy vrasjeve dhe lidhja mes tyre nuk janë zbardhur plotësisht. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një konflikt të vetëm kriminal, të lidhur me trafikun e drogës, apo nëse ekzistojnë rrethana të tjera që kanë çuar në këto dy atentate. Ajo që dihet deri më tani është se fillimisht u vra shtetasi shqiptar në Ixelles, më pas u grabit me dhunë automjeti në Tubize dhe disa orë më vonë u qëllua për vdekje polici belg në Jette./Dosja.al

shqiptar polic belgjike

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin