27 October 2026, 14:49
Nga E.M

TIRANË- Pedagogu Lush Susaj, i cili u plagos në kraharor nga një plumb gome gjatë protestave studentore, është rikthyer mes protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit në ditën e 15-të të revoltës së studentëve. Ai u bëri thirrje pedagogëve, mësuesve dhe qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë, por t’i bashkohen protestës.
Susaj ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndë rsa tregoi se kishte konstatuar djegien e një çadre në Parkun Rinia, duke kërkuar që të mos preken çadrat e protestuesve. Pedagogu theksoi se të rinjtë janë shpresa për ndryshimin e Shqipërisë, ndërsa kritikoi ashpër sistemin arsimor dhe u kërkoi mësuesve e profesorëve të dalin në mbështetje të studentëve.
“Jam shumë mirë. Sot shkova te Universiteti Bujqësor, mjekova plagën. Ndërkohë, sot shkova te Parku Rinia, por ishte djegur çadra. Ju bëj thirrje të mos i prekin ato çadra. Shkoj te studentët, se nuk më shohin nga duart, s’kërkojnë gjë. Studenti që më mjekoi është student i katër ditëve. Plagë që kullojnë gjak dhe qelb të këtyre viteve të shtetit të Shqipërisë, i shërojnë vetëm të rinjtë. Nuk kanë ngrënë çorbën e prishur dhe, po nuk shpëtuam nga këta të rinjtë, nuk shpëtojmë dot. Edhe prindërit nuk e kuptojnë se çfarë po u bëjnë fëmijëve të tyre. Dilni profesorë dhe mësues, mos u bëni si skutha, mos bëni mësim si struca, pasi ky sistem i ndyrë i ka kthyer këto shkolla në shpella. Dilni të përmbysim sistemin”, pohoi Susaj./Dosja.al
Lush Susaj
Aktualitet
27 October 2026, 14:34
E.M
TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë vijuar marshimin e tyre në rrrugët e kryeqytetit duke iu bashkuar kështu pjesës...
Aktualitet
27 October 2026, 14:21
E. D
KOSOVË- Tetë gra janë vrarë në Kosovë, kryesisht nga partnerë e ish-partnerë, deri më tani gjatë vitit 2...
Aktualitet
27 October 2026, 14:15
E.M
TIRANË- Sot shënohet dita e 15-të e protestës studentore ku të rinjtë janë mbledhur sërish ditën e sotme në R...
Aktualitet
27 October 2026, 13:46
E.M
MURIQAN- Në pikën kufitare të Muriqanit është arrestuar një 31-vjeçar nga Mamurrasi teksa po dilte nga Shqipëria pasi...
Aktualitet
27 October 2026, 13:39
E.M
TIRANË - Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient me lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara, t&...
Aktualitet
27 October 2026, 13:17
E.M
KAKAVIJË- Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës strukturat doganore kanë parandaluar një rast të dyshuar të...
Aktualitet
27 October 2026, 13:10
E.M
TIRANË- Ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë 22 protestu...
Aktualitet
27 October 2026, 12:51
E. D
KROACI- Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një ...
Aktualitet
27 October 2026, 12:39
E. D
ELBASAN- Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë "Albchrome sh.p.k.", është kthyer në nj&eu...
Aktualitet
27 October 2026, 12:27
E. D
BERAT- Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një 63-vjeçar ...