28 October 2026, 12:30
Nga DOSJA
POLONI - Futbolli ka marrë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Daniel Gonçalves, i cili ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga klubi polak Polonia Nysa, ku anësori portugez aktivizohej në momentin kur pësoi një atak në zemër.
Ngjarja ndodhi më 9 shtator 2025, pas një seance stërvitore me skuadrën. Gonçalves u rrëzua dhe u transportua me urgjencë në spital, ku u shtrua në kujdes intensiv. Gjendja e tij ishte e rëndë dhe futbollisti qëndroi në koma për më shumë se një vit.
Sipas raportimeve të medias polake Opolska360, familja e tij organizoi një fushatë për mbledhjen e fondeve, me qëllim transportimin e futbollistit drejt Portugalisë. Përmes kësaj nisme u mblodhën më shumë se 13 mijë euro.
Pas një periudhe, ai nisi të merrte frymë pa ndihmën e aparaturave, por gjendja e tij shëndetësore nuk u përmirësua siç shpresohej. Më pas, ai u transferua në Portugali për trajtim dhe rehabilitim neurologjik.
Polonia Nysa e kujtoi futbollistin me një mesazh ngushëllimi, duke shprehur solidaritet me familjen dhe të afërmit e tij.
Gonçalves e nisi karrierën në futbollin portugez, ku në moshë të re luajti për Benfica-n, Damaiense-n dhe ekipin U-23 të B SAD. Më pas u aktivizua me disa klube të kategorive të ndryshme në Portugali, përpara se të provonte futbollin jashtë vendit, fillimisht në Norvegji me Lillehammer dhe më pas në Poloni, ku veshi fanellat e Polonia Glubczyce dhe Polonia Nysa.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 October 2026, 12:00
TURQI - Ismail Kartal nuk është më trajner i Fenerbahçes. Klubi i Stambollit e njoftoi lajmin në një deklaratë zyrtare, pak...
Sport
28 October 2026, 11:25
TIRANE - Federata Sqhiptare e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor. Kuqezin...
Sport
28 October 2026, 11:00
SPANJE - Frenkie de Jong po përgatitet të marrë një rol të rëndësishëm te Barcelona pas rikthimit nga dëmtimi. Mesf...
Sport
28 October 2026, 10:30
SENEGAL - Katari ka dorëzuar 15 autobusë dhe pajisje sigurie për të mbështetur Senegalin në organizimin e Lojërave Olimpike R...
Sport
28 October 2026, 10:00
FRANCE - E hëna, një mbrëmje e hidhur për Kylian Mbappén. Ndërsa është e vërtetë që ai arriti performan...
Sport
28 October 2026, 09:30
SPANJE - Përplasja mes Barcelonës dhe Atlético Madridit për Julián Álvarez ka marrë një përgjigje nga Federat...
Sport
28 October 2026, 09:00
GJERMANI - Bayern Munich po pret rikuperimin e trajnerit Vincent Kompany, i cili u shtrua në spital pasi u rrëzua gjatë stërvitjes të p...
Sport
28 October 2026, 08:30
SPANJE - Mbrëmja gala e “Topit të Artë 2026” la një përzierje krenarie dhe zhgënjimi të thellë në Barce...
Sport
28 October 2026, 08:00
SPANJE - Sestao River ka shkruar historinë në Kupën e Mbretit, duke eliminuar Espanyolin, skuadrën e La Ligës, pas një fitoreje dr...
Sport
28 October 2026, 07:30
GJERMANI - Borussia Dortmundi është kualifikuar në fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti W...