Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Dy net radhazi në bare dhe mungesa në stërvitje i kushtojnë shtrenjtë anësorit anglez. Everton konfirmon masën disiplinore, ndërsa David Moyes mbështet vendimin e klubit.
ANGLI - Jack Grealish është sërish në telashe për shkak të jetës jashtë fushës. Anësori anglez i Evertonit është përjashtuar nga ndeshja e Kupës Carabao kundër Newcastle United, pasi ka shkelur rregulloren e brendshme disiplinore të klubit.
Sipas raportimeve të gazetës britanike “The Sun”, 31-vjeçari ka kaluar dy net radhazi në bare dhe ambiente argëtimi, përpara se të mos paraqitej në stërvitje. Episodi i parë daton më 19 tetor, pas ceremonisë së çmimeve “Pride of Britain” në Londër, ku Grealish vazhdoi mbrëmjen në një lokal karaoke së bashku me miqtë e tij.
Një natë më vonë, futbollisti është parë në një pub në Wilmslow, në shoqërinë e portierit Jordan Pickford, Tyler Dibling dhe ish-shokut të tij te Manchester City, Kyle Walker.
Situata solli reagimin e drejtuesve të Evertonit, të cilët vendosën ta ndëshkojnë lojtarin për sjelljen e tij. Klubi konfirmoi zyrtarisht se Grealish nuk ishte i disponueshëm për ndeshjen për shkak të një shkeljeje disiplinore.
Trajneri David Moyes nuk e kundërshtoi vendimin, duke deklaruar se mbështet plotësisht masën e marrë nga klubi, por pa dashur të japë më shumë detaje rreth çështjes.
Nuk është hera e parë që emri i Grealish përfundon në faqet e tabloideve britanike për shkak të festave. Edhe gjatë periudhës së tij te Manchester City, Pep Guardiola ishte përballur me probleme të ngjashme, ndërsa në majin e kaluar u publikuan sërish pamje të futbollistit në një lokal, në gjendje të dukshme të dehur.
I larguar nga planet e Guardiolës dhe tashmë në një tjetër episod disiplinor, Grealish duket se po përballet me një moment të vështirë në karrierë. Talenti i tij nuk është vënë kurrë në diskutim, por vazhdimësia dhe përkushtimi jashtë fushës po kthehen në një problem gjithnjë e më të madh.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Udinese ka vendosur të ndryshojë drejtimin teknik pas rezultateve zhgënjyese në kampionat. Klubi friulian ka zyrtarizuar shkarkimin ...
ITALI - Atalanta ka pësuar një disfatë të rëndë në shtëpi, duke u mposhtur 3-0 nga Parma në ndeshjen e vlefshme p&e...
SPANJE - Ish-trajneri i West Bromwich Albion, Pepe Mel, ka pësuar një goditje në tru, duke u dërguar me urgjencë në spital. Trajne...
TURQI - Taulant Seferi po kalon një moment pozitiv në Turqi dhe këtë e konfirmon edhe paraqitja e fundit me skuadrën e tij. Sulmuesi sh...
TIRANE - Abissnet Superiore po hyn gjithnjë e më shumë në një fazë interesante, me Egnatian që po krijon distancë nga ri...
DURRES - Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën e Durrësit, duke mposhtur Teutën me rezultatin...
VORE - Blutë kaluan dy herë në avantazh, por vendasit nuk u dorëzuan dhe siguruan një pikë me golin e Dario Dakës në sht...
ANGLI - Jack Grealish është sërish në qendër të vëmendjes së mediave angleze, këtë herë për shkak t&...
Otamendi me Enner Valencian ARGJENTINE - Nicolás Otamendi nuk i ka kursyer kritikat pas humbjes së River Plate ndaj Boca Juniors në Supe...
SPANJE - Barcelona po mendon të ndërhyjë në repartin defensiv gjatë merkatos së janarit, por për të siguruar një p&...