31 October 2026, 22:55
Nga E.d
Pamje
INDI- Një aksident tragjik ajror është regjistruar në Indi, ku gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter është rrëzuar në një luginë në rajonin malor të Himalajeve. Sipas autoriteteve, në bordin e helikopterit ndodheshin pesë pasagjerë dhe piloti, të cilët kanë humbur jetën të gjithë si pasojë e aksidentit. Mjeti fluturues ishte nisur nga Badrinath, në shtetin verior të Uttarakhandit, ndërsa u rrëzua në Luginën e Joshimathit.
Menjëherë pas ngjarjes, ekipet e emergjencës dhe forcat e policisë kanë nisur operacionin për nxjerrjen e trupave nga vendi i aksidentit, i cili ndodhet në një zonë malore me akses të vështirë. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e rrëzimit të helikopterit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Një prej faktorëve që po shqyrtohet është edhe situata meteorologjike. Shërbimi Meteorologjik Indian kishte parashikuar reshje shiu në të gjithë rajonin, çka mund të ketë ndikuar në kushtet e fluturimit. Zona e Uttarakhandit është një destinacion i rëndësishëm pelegrinazhi për besimtarët hindu, ku ndodhet edhe tempulli i shenjtë i Badrinathit, i cili vizitohet çdo vit nga miliona pelegrinë.
Për shkak të terrenit të vështirë malor, shumë vizitorë zgjedhin transportin me helikopter për të mbërritur në vendet e shenjta, duke shmangur udhëtimet e gjata në këmbë./Dosja.al
aksident
Bota
31 October 2026, 22:36
E.d
Pamje
SHBA- Një ngjarje tragjike është regjistruar në Kaliforni të SHBA-së, ku një person i armatosur ka hapur zjarr n...
Bota
31 October 2026, 22:11
E.d
Pamje
MOSKA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë ka lëshuar një paralajmërim sigurie për një kërcë...
Bota
31 October 2026, 22:01
E.d
Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka ulur pritshmëritë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusis&...
Bota
31 October 2026, 21:46
E.d
Pamje
FRANCA- Mbi 400 persona janë arrestuar në Francë gjatë protestave masive të zhvilluara këtë të shtunë, nd&e...
Bota
31 October 2026, 21:19
E.d
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një r...
Bota
31 October 2026, 20:01
E.M
HAMBURG- Demonstrata që u zhvillua më herët këtëtë shtunën pasdite me iniciativën e “Gen Z regelt” në ...
Bota
31 October 2026, 18:34
E.M
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi mund të shkaktojnë një...
Bota
31 October 2026, 18:17
E.M
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur një marrëveshje me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, për t&eu...
Bota
31 October 2026, 16:45
E.M
ITALI- Protestat masive që kanë përfshirë Francën kanë nxitur edhe demonstrata në vende të tjera të Evropës. ...
Bota
31 October 2026, 16:21
E.d
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Rikthimi i ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim t&e...