Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Përshkallëzohen protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar në Francë, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret
Grupe protestuesish të maskuar dhe të veshur me të zeza nisën të shkëpusnin pllakat e trotuareve, duke i përdorur më pas si mjete për të goditur efektivët e policisë.
31 October 2026, 21:46Nga E.d
Pamje
FRANCA- Mbi 400 persona janë arrestuar në Francë gjatë protestave masive të zhvilluara këtë të shtunë, ndërsa në Paris demonstratat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë. Sipas mediave, situata u tensionua në orët e pasdites, kur marshimi mbërriti në zonën e Porte de Saint-Cloud. Grupe protestuesish të maskuar dhe të veshur me të zeza nisën të shkëpusnin pllakat e trotuareve, duke i përdorur më pas si mjete për të goditur efektivët e policisë.
BREAKING: Far-left rioters are throwing fire bombs and shooting fireworks at police officers in Paris. The police officer below had to flee the police line after his parts of his armor was engulfed in flames https://t.co/WlCtCGcQaL
Gjatë përplasjeve u raportua edhe hedhja e një mjeti ndezës në drejtim të forcave të rendit. Policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ndërhyrje me shkopinj gome për të shpërndarë grupet që po shkaktonin trazira. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, bëri të ditur se deri në orën 20:00 ishin regjistruar 422 arrestime në të gjithë vendin, duke paralajmëruar se shifra mund të rritej gjatë orëve në vijim.
Ndërkohë, Ministria e Brendshme bëri me dije se pjesa më e madhe e marshimeve në qytetet franceze ishte zhvilluar pa incidente madhore, por në disa prej tyre, përfshirë Bordeaux, Toulouse, Rennes, Lille, Nantes, Marseille dhe Lyon, grupe radikale tentuan të shkaktonin dëme dhe të kryenin akte grabitjeje.
Pavarësisht episodeve të dhunës, pjesëmarrja në protesta ishte masive. Sipas organizatës rinore ndër-sindikaliste, rreth 500 mijë persona dolën në rrugët e Francës, ndërsa vetëm në Paris numri i pjesëmarrësve u vlerësua në rreth 200 mijë.
?? Manifestantes franceses lançam coquetéis molotov e fogos de artifício contra a polícia, incendiando agentes de segurança durante as grandes manifestações em andamento em Paris e outras cidades francesas. https://t.co/SEtAsI6OnQ
Nga ana tjetër, autoritetet policore raportuan një pjesëmarrje totale prej rreth 320 mijë protestuesish në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit. Demonstruesit ngritën shqetësime dhe kërkesa që lidhen me çështjet ekonomike dhe arsimin, ndërsa marshimi në Paris kishte vijuar përgjithësisht në mënyrë paqësore deri në orët e para të pasdites, përpara se të shpërthenin përplasjet.
Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë edhe për shkak të festimeve të Halloween-it, duke e konsideruar natën me rrezik të lartë për incidente të tjera, pasi pritet që shumë qytetarë të qëndrojnë në rrugë deri në orët e para të mëngjesit./Dosja.al