Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Boksieri irlandez nuk arriti të mbijetonte pas dëmtimeve të rënda që pësoi në ring në muajin gusht. Ai qëndroi për rreth tre muaj në koma të induktuar.

IRLANDE - Një lajm tragjik ka tronditur botën e boksit. Lee Reeves është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare, tre muaj pasi pësoi dëmtime të rënda në një ndeshje boksi në Dublin, ku u mposht me nokaut nga bashkëkombësi Gary Calley.
Lajmi u konfirmua të martën nga promotori i tij, Queensberry. Boksieri irlandez ishte dëmtuar rëndë gjatë përballjes së zhvilluar në gusht, në kategorinë e peshave të lehta welter. Pas ndeshjes, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe u vendos në koma të induktuar, ku qëndroi për rreth tre muaj.
Sipas raportimeve të mediave lokale në Limerick, qytetin e tij të lindjes, gjendja shëndetësore e Reeves u përkeqësua gjatë fundjavës, pasi u prek nga një infeksion. Ai ndërroi jetë të hënën, duke mos arritur të rikuperohej nga komplikacionet.
Promotori Queensberry shprehu dhimbjen për humbjen e parakohshme të boksierit, duke e cilësuar atë një sportist me talent të jashtëzakonshëm dhe një frymëzim për komunitetin e tij.
Edhe Gary Calley, kundërshtari ndaj të cilit Reeves pësoi nokautin fatal, reagoi me një mesazh prekës në rrjetet sociale.
"Nuk ka pasur kurrë gjë tjetër veçse dashuri mes nesh, kampion. Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë. U prehsh në paqe, vëlla", shkroi ai.
Lee Reeves zhvilloi 18 ndeshje në karrierën profesioniste, duke regjistruar 16 fitore, 11 prej të cilave me nokaut. Një karrierë që u ndërpre tragjikisht në moshën 31-vjeçare.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Asgjë nuk do të ndodhë pa të. Këtë të hënë, futbolli francez u mahnit nga kandidatura e mundshme e Philip...
ARGJENTINE - Emiliano Martínez është gati të rikthehet në portë me fanellën e Argjentinës. Pas një dëmtimi ...
ITALI - Kevin De Bruyne do të rikthehet këtë të martë në Castel Volturno për të rifilluar stërvitjen me Napolin. R...
ITALI - Adriano Galliani ka konfirmuar qëndrimin e tij në garën për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku...
ZVICER - Shqipëria mund të ketë një tjetër mundësi për të luftuar për një vend në fazën finale t&eum...
SHBA - Mauricio Pochettino i ka dhënë një këshillë të drejtpërdrejtë Pep Guardiolës, nëse ky i fundit do t&eu...
TIRANE - Lajmi për ligjin e ri të sponsorizimeve u prit me entuziazëm nga komuniteti sportiv shqiptar, por edhe nga të gjithë ata q&eu...
ZVICER - Një ndryshim i madh po vjen në garat evropiane të klubeve, pasi UEFA njoftoi partneritetin e saj me Nike, e cila do të marrë ...
NIGERI - Një rast veçanërisht serioz që përfshin një basketbollist profesionist amerikan vjen nga Nigeria, pasi autoritetet lok...
ZVICER - Shqipëria e mbylli me sukses aventurën në Ligën e Kombeve, duke siguruar vendin e parë në grup pas fitores 2-0 ndaj Bjel...