25 October 2026, 16:23
Nga DOSJA
SPANJE - Një ngjarje tragjike ka shoqëruar fitoren e Atlético Madridit ndaj Deportivo La Coruñas. Një anëtar dhe tifoz i klubit madrilen ka ndërruar jetë, pasi pësoi arrest kardiorespirator sapo hyri në stadiumin “Metropolitano”, përpara nisjes së ndeshjes.
Lajmi u konfirmua nga vetë Atlético Madrid përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Klubi bëri të ditur se ekipet e tij mjekësore ndërhynë menjëherë dhe bënë gjithçka për ta ringjallur tifozin, por pa sukses.
“Dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me familjen dhe miqtë e një anëtari të klubit, i cili ndërroi jetë pasi pësoi arrest kardiorespirator sapo hyri në stadium, përpara ndeshjes. Ekipet mjekësore të klubit bënë gjithçka që ishte e mundur për ta ringjallur, por kjo nuk ishte e mundur. U prehtë në paqe”, thuhej në njoftimin e klubit.
Sipas raportit të gjyqtarit José María Sánchez, në pushimin e pjesës së parë, përfaqësues të sigurisë së Policisë Kombëtare dhe të Atlético Madridit informuan gjyqtarët për vdekjen e tifozit, e cila kishte ndodhur jashtë tribunave të stadiumit. Pas këtij komunikimi, u konfirmua se ndeshja mund të vazhdonte normalisht.
Në fushë, Atlético Madrid arriti të merrte tri pikët falë golit të Julián Álvarez në minutën e 48-të, pas asistit të Grimaldos. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 1-0, duke vazhduar garën në pjesën e sipërme të renditjes së La Ligës.
Fitorja e afron Atlético Madridin me kreun e renditjes, ndërsa ngjarja tragjike në stadium la në hije rezultatin sportiv. Klubi shprehu ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e tifozit.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 October 2026, 16:08
FRANCE - Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Ky është diskutimi që shoqëron çdo vit botën e futbollit pë...
Sport
25 October 2026, 15:54
Bruno Fernandez, në një ndeshje me Manchester United
ANGLI - Manchester United dhe Michael Carrick përballen me një sfidë t&eum...
Sport
25 October 2026, 15:32
ANGLI - Më shumë se një vit pas transferimit të tij të dështuar në Bavari, profili i Florian Wirtz vazhdon të nxisë...
Sport
25 October 2026, 15:04
ANGLI - Gjunjëzimi kundër racizmit vazhdon të ndajë opinionin në futbollin anglez. Marc Guehi, mbrojtësi i Manchester Cityt dhe i ...
Sport
25 October 2026, 14:48
ITALI - Interi e kthen një mbrëmje që po shkonte drejt zhgënjimit në një festë të madhe. Skuadra e drejtuar nga Cristian...
Sport
25 October 2026, 14:45
SPANJE - Real Madridi merr një lajm të keq vetëm pak orë para ‘El Clásico’-s. Thibaut Courtois është tërhe...
Sport
25 October 2026, 14:35
TIRANE - Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u p...
Sport
25 October 2026, 14:30
ITALI - Paulo Dybala po i afrohet rikthimit në fushë. Sulmuesi i Romës ka dhënë sinjale pozitive në seancën e fundit stë...
Sport
25 October 2026, 14:15
ITALI - Momente frike për Alisson Santos, sulmuesi anësor brazilian i Napolit, i cili ka rënë pre e një vjedhjeje me thyerje në ba...
Sport
25 October 2026, 14:00
SPANJE - Një nga emrat më të mëdhenj në afatin kalimtar të verës së kaluar ishte Rodri. Kur lindi mundësia që ...